ARKATANA

Sërish barazojnë, tashti në shtëpi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shënues: Haliti 78’ – Rexha 71’. Drita ka shënuar edhe një barazim me shifrat 1:1, por kësaj radhe në terren të vet në ballafaqim me Besën nga Peja. Me rezultat të njëjtë, gjilanasit kishin luajtur edhe në ndeshjen e kaluar, kur në Istog kishin shkëputur një pikë.

Në pjesëlojën e parë, vendasit patën raste, sikurse edhe mysafirët. Në minutën 20, Blendim Gashi tentoi brenda zonës, por gjuajti mbi portë. Tre minuta më pas, Shqipërim Kelmendi harkoi brenda zonës për qendërmbrojtësin Tulant Haliti, por gjuajtja e këtij të fundit shkoi mbi portë. Pas gjysmë ore lojë erdhi rasti më i mirë i Besës. Florent Qorrajt, kur depërtoi bukur brenda zonës duke iu shmangur mbrojtjes vendase,gjuajti mbi portë.

Një minutë para përmbylljes së pjesës së parë Drita humbi mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi, kur riu Elmedin Murati i vetëm para Nezirit dështoi t’a qëllojë portën.

Në pjesën e dytë në minutën 49 Fatih Karahoda pati rastin e parë, por gjuajtjen e sulmuesit e prit me vështirësi Muhamet Huruglica. I njëjti lojtar në minutën 71 shërben brenda zonës Kastriot Rexhën që shfrytëzon daljen e gabuar të portierit Huruglica.

Në minutën 78 erdhi barazimi, kur Shqipërim Kelmendi harkoi nga këndi e Haliti shkëputet më së miri me kokë dhe barazoi rezultatin.

Thanë pas ndeshjes:
Agron Selamni (Drita):

ARKATANA

“Ne e dhamë maksimumin, duke krijuar shumë raste mirëpo realizuam vetëm një. Ishte e vështirë të kthehesh pas disavantazhin përkundër se ne e arritëm, por barazimi ishte rezultat real”.

Arbnor Morina (Besa) :
‘’Kemi luajtur pa gjysmën e ekipit. Rezultatin është dashur ta ruajmë por nuk arritëm pasi në përbërje kemi lojtarë rinj. Me rendësi është të vazhdojmë me rezultate te mira. Drita sot tregoi lojë të mirë dhe i uroj suksese në vazhdim të kampionatit’’.

Drita-Besa 1:1 (0:0).

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 400. Gjyqtarë: Nazmi Raci, F.Abrashi, M.Berisha, L.Hasani. KV: – Mazrekaj, Mulaj (Besa). Shënues: Haliti 78’ – Rexha 71’

Drita: Huruglica, Syla, Haliti, Tusuni, Baxhuka, Limani, Berisha (Kastrati), Rexhepi (Shaqiri), Kelmendi, Murati (Ajdari), Gashi.

Besa: Neziri, Ibërdemaj, Zharra, Hasani, Mazrekaj, Maloku (Dabiqaj), Duraku, Karahoda, Gashi (Cacaj), Qorraj (Mulaj), Rexha. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.