GRANDEMALL

Sërish apelon Hidromorava, kursejeni ujin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të dashur qytetarë dhe konsumatorë të kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava” Gjilan, siç e dini edhe ju kompania është duke u përballur me mungesë të ujit në burimet e saja, veçanërisht problem paraqitet te burimi kryesor Penda në Përlepnicë ku niveli i ujit në Pendë është 16,70 m nga niveli 30,30 m, pra 13,60 m më poshtë nga kuota maksimale, dhe duke marrë parasysh ku mbi 7 m e fundit të pendës nuk janë të shfrytëzueshme mbetet sasi relativisht e vogël në shfrytëzim thuhet në apelin e Muhamed Suliqit kryeshef ekzekutiv në këtë kompani.

Kompania apelon qytetarët që të kursejnë ujin dhe mos ta keqpërdorin, mos ta shfrytëzojnë për:
-Larjen e automjeteve,
-Ujitjen e kopshteve dhe trotuareve,
-Mos i leni rubinetat hapur pa nevojë,
-Mos të përdoret për punë ndërtimore, sidomos banesat kolektive që jane duke u ndërtuar,
-Lajmëroni rrjedhjet në kompani,
Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit.
Kryeshefi Ekzekutiv ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Inspektoriatin Komunal dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit për parandalimin e keqpërdorimit të ujit, andaj punëtorët e kompanisë së bashku me Inspektoriatin Komunal nga Drejtoria e Shërbimeve të Komunës do të jenë në teren gjate gjithë kohës dhe kushdo që haset duke keqpërdorë ujin si në pikat e lartcekura do të shkyçet nga rrjeti i ujësjellësit dhe lënda do të procedohet në Gjykatën Themelore Gjilan,
Kompania përmes autocisternave do të jetë në teren gjithë kohën dhe të gjithë ju që keni nevojë kontaktoni numrat e tanë të telefonave.
[email protected]
Tel:0280326980
Mob:044983071
Kujdetaria inaktive: 044719813
Me respekt
Muhamed Suliqi
Kryeshef Ekzekutiv
KRU “Hidromorava” sh.a

Hidromorava

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.