UBT

Sërish aksion për zbatimin e ligjit të duhanit, Xhelili përkrah inspektorëve në terren

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan, pas përcjelljes 10 ditore të lokaleve të natës lidhur me shkeljen e ligjit të duhanit, në bazë të ankesave të palëve në numrat zyrtar, ka ndërmarrë sonte në orët e vona një aksion, me që rast ka zënë në flagrancë mysafirët duke konsumuar duhan në ambiente të mbyllura.

Vendimi i Drejtorisë së Inspeksionit për të ndërmarrë këtë aksion në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka qenë i pashmangshëm, marrë parasysh se disa lokale nuk e kanë përfillur ligjin kundër duhanit në ambientet e mbyllura.

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Selver Xhelili, konfirmoi se janë kontrolluar 6 lokale të natës, duke shqiptuar dënime për mysafirët që janë zënë në flagrancë, shërbyesit si dhe pronarët e lokaleve.

UBT

“Drejtoria e Ispeksionit me të ardhur në këtë sektor ka përpiluar planin operativ dhe është duke e zbatuar në përpikmëri. Këtë plan po e ndihmojnë në mënyrë të vazhdueshme qytetarët duke lajmëruar raste të shkeljes së ligjit përmes thirrjeve telefonike zyrtare. Ne i falënderojmë qytetarët që po bashkëpunojnë dhe i ftojmë që të vazhdojnë ta bëjnë këtë për ta bërë qytetin tonë model të zbatimit të ligjeve në fuqi. E falënderojmë edhe Policinë e Kosovës për ndihmën e vazhdueshme në asistencë. ”, ka thënë drejtori i Inspeksionit Selver Xhelili.

“Unë si drejtor Ispeksionit komunal në çdo kohë dhe CD orë do jem bartës i ekipit të operacioneve konkrete, duke i dhënë kurajo inspektorëve. Jam i gatshëm të jem përkrah inspektorëve dhe qytetarëve të mi për të vepruar në çfarëdo operacioni edhe në ato me rrezikshmëri të lartë, vetëm e vetëm që qytetarëve tanë, fëmijëve tanë, t’ua sigurojmë një jetesë sa më të mirë, pa dukuri negative”, ka shtuar Xhelili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.