FIDANISHTJA

Sergjan Mitroviq tregohet i guximshëm edhe në Asamblenë Komunale, Bunjaku kërkon përjashtimin e tij

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sergjan Mitroviq pos që ka provokuar me rastin kur ai është betuar tek strukturat paralele për të qenë gjoja kryetar paralel i Gjilanit, ai arrogancën e tij e ka treguar edhe në seancën e Kuvendit Komunal. Valentina Bunjaku Rexhepi ka kërkuar që Sergjan Mitroviq ta lirojë sallën e Kuvendit, derisa vet Sergjan Mitroviq tha se nuk e merr parasysh kërkesën e saj.

Valentina Bunjaku Rexhepi ka kërkuar nga Sergjan Mitroviq që të definoj qartë nëse mbetet vetëm anëtar i Kuvendit, ose në të kundërtën ai duhet ta lirojë sallën e Kuvendit.”Nëse jeni anëtar vetëm i Kuvendit Komunal mund të qëndroni nëse jo duhet ta lironi sallën. Kuvendi Komunal kërkon që Mitroviq të jap dorëheqje ose ta respektojë rregulloren e Kuvendit Komunal. Nuk është e ndershme që një anëtar i një Kuvendit ta bllokoj punën e tërë Kuvendit” tha Bunjaku.

Mobi Casa

Kurse Arben Mehmeti tha se vendimi i Kuvendit është i vonshëm sepse veprimi i Sergjanit e ka cenuar rëndë legjislacionin Republikës së Kosovës duke zyrtarizuar funksionimin e tij në strukturat paralele. “Na ka provokuar bukur shumë Sergjani dhe atij s’është dashur fare t`i lejohet hyrja sot në Kuvend. Veprimet e tija i kanë cenuar ligjet e Kosovës. Ai duhet të mbetet jashtë sistemit të Kuvendit Komunal” tha Mehmeti.

Kuvendi ka ndërprerë punimet për të vendosur për rastin e Mitroviqit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.