ARKATANA

Serbisë po i zvoglohet numri i banorëve, Presheva me natalitet pozitiv

/ 1 minutë lexim
HW

Në Serbi çdo vit zvoglohet numri i banorëve për rreth 35.000 banorë apo “zhduket” një komunë si Negotini apo Prijepolja, njofton Instituti republikan i statistikave, transmeton presheva.com.

Natalitetin më të lartë në vitin 2015 e ka shenuar Tutini, Novi Pazari, Sjenica dhe disa komuna të Beogradit, ndërsa me natalitet më të ulët janë komuna Rekovac, Kniq, Golubac, Crna Trava dhe Varosh.

“Çdo vit numri i banorëve në Serbi zvoglohet për rreth 35.000 banorë, çka tregon se çdo vit zhduket një komunë me madhësi si të Negotinës apo Prijepoles” thuhet në njoftim të këtij instituti, transmeton presheva.com.

KKVITI

Nga numri i përgjithshëm i komunave dhe qyteteve, 169 gjithsejt, norma e rritjes së popullsisë në vitin 2015 ishte pozitive vetëm në shtatë komuna edhe atë në Surçin, Petrovaradin, Novi Sad, Sjenicë, Preshevë, Novi Pazar dhe Tutin.

Numri i banorëve i vlersuar për vitin 2015 ka qenë 7.095.383, numri i të lindurve ka qenë 65.657 ndërsa numri i të vdekurve 103.678, ku norma e rritjes së numrit të popullsisë ka qenë -38.021. /presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.