Fundamenti

Serbisë nuk i kërkohet të njohë Kosovën tani

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Wilhelm Heinz, ka thënë se Serbisë nuk i kërkohet që të njohë Kosovën tani, porse marrëdhëniet e saj me Prishtinën do të jenë të rëndësishme gjatë negociatave me BE-në.

“E dimë që Serbia tash për tash nuk është e gatshme të njohë Kosovën, por i vlerësojmë përpjekjet e saj për të normalizuar marrëdhëniet. Kjo sigurisht se do të çojë në hapjen e negociatave (BE-Serbi) në janar”, ka thënë Wilhelm.

RCCOLA

Ai i ka bërë këto komente në një debat në Beograd, me temën “Serbia në Evropë, Evropa në Serbi”.

Wilhelm po ashtu ka thënë se nuk mund të parashikojë se sa do të zgjasin bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE, duke kujtuar se negociatat e tilla me Kroacinë kanë zgjatur 9 vjet.