Mobi Casa

Serbia u kthen pensionet e Jugosllavisë, vetëm kosovarëve jo

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sot fillon kompensimi i ratës së parë të kursimeve devizore ish-kursimtarëve të RSFJ, me të cilën Serbia përmbush detyrimin e pagesës së kursimeve devizore në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Stasburg, njofton “Danas” i Beogradit.

Pagesa bëhet në bazë të detyrimeve për kursimet e papagura devizore të qytetarëve në bankat që kanë selinë në territorin e Serbisë dhe filialeve të tyre në territorin e ish-republikave të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Si do të bëhet pagesa?

KKVITI

Pagesa do të bëhet në tetë rata të barabarta nga sot e deri më 31 gusht të vitit 2023. Kursimtarët sivjet do të marrin edhe një ratë.

Shuma prej 87,1 milion eurosh përfshin më shumë se 6.400 kursimtarë që kanë fituar të drejtën për kompensim të kursimeve.

Mijëra kursimtarë devizorë nga Kosova në këto banka, që do të duhej të trajtoheshin në bazë të aktgjykimit të Strasburgut, vazhdojnë të jenë viktimë e shpërfilljes nga Serbia dhe e mosinteresimit të institucioneve përkatëse të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.