Uji Dea

Serbia s’po angazhohet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se deri më tani janë gjetur vetëm 9 mbetje mortore dhe se shumë lokacione janë mbyllur pa rezultate.

“Të enjten është një aktivitet me një konfirmim identiteti, por edhe me një përmirësim të një gabimi të mundshëm gjatë periudhës së mëparshme. Aktivitetet nuk do të ndërpriten megjithëse është koha më pak e përshtatshme, por ato nuk do të ndërpriten. Hulumtime, vizita do të vazhdojmë të kemi”, tha Gjetaj.

Ai po ashtu ka thënë se në këtë periudhë 6-mujore nuk janë të kënaqur me punën që është bërë për zbardhjen e të pagjeturve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

“Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me atë çfarë është punuar deri më tash, sepse me vetë faktin që i kemi 1 mijë e 658 persona të evidentuar si të zhdukur nuk mund të krenohemi dhe të themi i kemi gjetur 9 mbetje mortore. Në disa aktivitete që janë zhvilluar nuk ka pasur gjetje, disa prej tyre kanë të bëjnë me rikonfirmimin ose konfirmimin e identitetit. Mbetet si detyrë, prioritet të vazhdohet dhe të gjenden rrugët dhe mekanizmat, të cilët mund të ndihmojnë edhe të përshpejtojnë procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur”, tha Gjetaj.

United Hospital

Sipas tij, në këtë gjashtëmujor janë gjetur mbetje mortore në varrezat e Prizrenit, Tusus 5, në Lushkobarë të Ferizajt 1 dhe dy në Krushë të Vogël. Për këto gjetje ende nuk ka rezultate të ADN-së. Ai ka treguar po ashtu se në këtë periudhë ka pasur aktivitete, takime me grupin punues.

Ai ka potencuar konferencën e komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Gjenevë, në të cilën kanë qenë përfaqësuesit e dy palëve, serbe dhe shqiptare.

Ndërsa Bajram Qerkini, kryetar i Komisionit Qeveritar të Familjarëve të Pagjetur, ka thënë se Serbia po luan me neve dhe se çështja e të pagjeturve nuk po merret seriozisht prej institucioneve tona./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.