GRANDEMALL

Serbia, si autore e “No – paper”-it, po e synon një “Kemp Dejvid Ballkanik”

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Fadil Maloku – 1. Siq dihet në maj të vitit 2004, në BE-ane u bē pranimi i tetë ish shteteve postkomuniste që atëbotë ishte sukses mbi suksese (!), edhe për shkakun se këto shtete të bllokut dhe orbitës sovjetike ushtronin përveç tjerash edhe presion e edhe ndikim psikologjik në bllokun e NATO-s. Po në këtē periudhë poashtu u bë edhe pranimin e dy shtetetve (që ende kontestohen nga vendet e rajoni) tjera siq ishin Qiproja dhe Malta.

Më vonë, në vitin 2007, Rumania s’bashku me Bullgarin, anipse nuk plotësuan kriterin qendror – ate tē shtetit ligjor u futën dhe u bë anëtate me kompetenca të të plota të në BE-ne. Kurse, nga ish Ballkani Perëndimor, pra, si shteti i fundit postkomunist, vetëm më 2013, këtij “klubi” arriti t’i bashkangjitet vetëm Kroacia. Për gjashtë shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor që deshën të bashkohen me BE – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia – mesazhi është i qartë: nëse dëshironi tē futeni në BE-ne, juve u shtohen edhe ca kapituj shtesë. Që nënkupton jo njē proces ad hoc, por njē procedurë meskine që detyrimisht bēhet obligative për gjitha shtetet e këti rajonin. Eurokratët e Brukselit që nga viti 2013 e kēndej shpikën lloj lloj pengesash dhe obligimesh shtesë për këtë pjesë të botës. Arsyet që gjetën për zhagitje ishin midis tjerash edhe ato se; Popullsia e Ballkanit Perëndimor nuk kalon 3.5 përqind të popullsisë së përgjithshme në BE, dhe nëse matet me fuqinë e tregut ekonomik rëndësia e rajonit duket edhe më e vogël. Shikuar me këtë “dioptri”, duket që elementi më i rëndësishëm në gjithē këtē “odisejadē”pranuese në këtē “klub” shtetesh tē fuqishme ekonomike, ēshtë dhe mbetet tregu i lirë dhe padyshim forcimi i klasës së mesme. Që tani për tani është e vërtetē që në rajon ende mbetet më shumë një dëshirë dhe synim strategjik, se sa ndonjë obligim apo detyrim sociopolitik. Natyrisht, që krijimi i klasës së mesme nuk është garantues ekskluziv, por është dhe mbetete një parakusht për demokracinë neoliberale.

2. Shikuar në faza afatgjata, nëse vendet e Ballkanit Perëndimor (plus Shqipëria e minus Kroacia e Sllovenia) do ballafaqohen me probleme të natyra e të ndryshme; me zbehjen e mekanizmave tē kontrollit social; me renien demografike çfarë nuk mbahet në mend në të kaluarën e afërt; me sulmet mbi pavarësinē dhe kualitetin e institucioneve politike; pastaj me mungesën e koherencës sē inovacooneve teknologjike, e sidomos me pasojat qē po i lë covidi 19 (në sferën ekonomike) nivelin e ulët të automatizimit në krahasim me rajonet tjera nga Azija, Amerika Veriore dhe Europa Perëndimore, atëhere, është e kuptueshme që identifikimi sa më i hershëm i këtyre shkaqeve e pasojave për çështjet dhe problemet e apostrofuara mund të ndihmoj shumë në proceset integruese. Procese, që janë duke ndodhur në katër nivele; lokal, raonal, kontinental dhe global. Duke marr parasysh raportet ende të acaruara, por të ngrira midis Kroacisë dhe Serbisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Serbisē dhe Bosnjes, e në veçanti ato midis Kosoves dhe Serbisë.Kur janë në pyetje raportet, e sidomos proceset e inicuara për një dialog (lexo;negocim për një paqe afatgjate) kam përshtypje që gjenerata aktuale e politikanëve (si nga ana shqiptare, ashtu edhe ajo serbe) nuk do mund ta përmbyll as negocionimin e as procesin e njohjes reciproke.

Mobi Casa

3. Arsye ka shumë; por, midis tjerash në këtë jo vetëmperceptim por, edhe insistim nga ana e BE- ka, ka ca gabime që mund tē konstatohen (sidomos) në qasje. S’pari, BE-ne duke qenë e ngarkuar me problemet e veta, si Brexiti, problemet tregëtare me Shba-es, konkurrencën tmerrësisht jolojale kineze, zgjedhjet në horizont, etj. ajo me këtë “itinerar” e ka vështirë të imponohet si faktore dominues. S’dyti, meqë kemi një situatë pakna ahumë konfuze, sa i përket krejt Projektit integrues europiane, nuk konsideroj se ka qenë mençuri të testohet shkalla e gatishmërisë serbo-kosovare, për ta zgjidhur nyjen kryesore shekullore Gordiane, në gjithë Ballkanin Perëndimor. S’treti, cka është edhe më e rëndësishme, disa vende me peshë në vendimarrjet historike (Franca e sidomos Spanja) midis shteteve dhe popujve të pas pesë luftërave të ndodhura në Ballkan, nuk janë të entuziazmuar e të bindur sa duhet se “intervenimi i vitit1999”, ishte i drejtë dhe aq i nevojshëm…S’katërti, Brukseli (BE-ane) nuk e ka autoritetin absolut as moral, e as politik as mbi Kosovën (sepse, ende sipas perceptimit të disa shteteve; Kosova është “pjellë ekskluzive amerikane!), e as mbi Serbinë (shkaku se ambiguiteti politik i saj; edhe me BE-ne, edhe me Rusinë!), të cilët e synojnë “ëndrrën europiane”. S’pesti, s’ka dyshim që nē këtë kohë “Non-paper” për Ballkanin Perëndimor, i konvenon vetēm Serbisë. Serbia, është edhe adresa e distribuimit të tij, e jo Sllovenia, apo Kroacia. Ajo përmes “Non-paper”-it, po e synon njē “Kemp Dejvid Ballkanik”…

S’ka dyshim që nē këtë kohë “Non-paper” për Ballkanin Perëndimor, i konvenon vetēm Serbisë. Serbia, është edhe adresa e distribuimit të tij, e jo Sllovenia, apo Kroacia. Ajo përmes “Non-paper”-it, po e synon njē “Kemp Dejvid Ballkanik”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.