Uji Dea

Serbia shpërfaq synimet për ndarje të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndarja e Kosovës përmes dialogut të Brukselit është njëri nga synimet e Serbisë. Madje së fundi kjo është konfirmuar nga vetë kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq. Ndërkohë që ky opsion konsiderohet i papranueshëm dhe i rrezikshëm në Kosovë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pushteti në Serbi tashmë e konsideron të humbur Kosovën, megjithatë nuk i fsheh ambiciet për ndarje të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është sukses edhe në qoftë se vetëm një metër arrijnë ta kthejnë nga ajo që e ka humbur Serbia, shkruan më tutje “Zëri”.

“Nga e gjitha që ata e humbën (qeveritë e kaluara të Serbisë) nëse veç një metër e marrim është fitore, sepse tani nuk kemi asgjë”.

Mobi Casa

Ndërsa partitë në pushtet në Kosovë thonë se tashmë dihen pretendimet e Serbisë, por thonë se territori dhe sovraniteti i Kosovës do të mbeten të paprekshme.

Kurse opozitarët thonë se më shumë po i frikësohen presidentit të Kosovës Hashim Thaçit sesa atij serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas tyre, më shqetësuese janë deklaratat e Thaçit për heqje të “vijave të kuqe” në fazën e fundit të dialogut me Serbinë sesa pretendimet e Serbisë për ndarje të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.