Eko Higjiena

Serbia shkel Marrëveshjen e Brukseli

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është lejuar nga autoritetet e Serbisë që të marrë pjesë në një takim në Beograd, ku do të fliste për gratë të cilat përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë nga ana e forcave serbe, shkruan sot, gazeta Zer

Jahjaga ishte ftuar që të marrë pjesë në festivalin “Mirëdita, Dobar Dan!”, i cili në Beograd ka filluar nga 31 maji dhe do të zgjasë deri më 3 qershor 2017.

Fjalimi i Jahjagës ishte paraparë të mbahet në promovimin e librit “Dua të më dëgjojnë – Librin e kujtimeve me rrëfimet e 20 mijë grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë”, në ditën e tretë të festivalit, të premten.

Uji Dea

Për këtë veprim të autoriteteve të Serbisë ka reaguar Qeveria e Kosovës, si dhe eurodeputetja Ulrike Lunaçek. Ndërsa revoltën e saj e ka shprehur dhe vetë Jahjaga, shkruan gazeta Zeri.

“Unë sot do të duhej të isha në Beograd për promovimin e librit ‘Unë dua të dëgjohem’ në kuadër të festivalit ‘Mirëdita, Dobar Dan!’, në të cilin u ftova të mbaj fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Hyrja ime në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd. Përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka theksuar se autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar me kohë dhe me përpikëri autoritetet e Serbisë, siç është e paraparë me marrëveshje, por zyrtarët në Beograd, sipas saj, kanë dështuar t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje, duke e shkelur atë me qëllim që të ndalojnë vizitën e saj. “Unë nuk kam iluzione që zyrtarët e sotëm të Serbisë do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, sepse ata po e vazhdojnë politikën e viteve të ’90-ta kur kanë qenë edhe protagonistë. Por, dua të shpreh respektin tim për organizatorët e festivalit, një grup të rinjve dhe aktivistëve që nuk do të lejojnë që e ardhmja e tyre dhe e tërë rajonit të mbahet peng nga këta udhëheqës që duan ta fshehin të vërtetën. E vërteta nuk njeh kufij”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin e saj social në “Facebook”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.