FIDANISHTJA

“Serbia s’e ekstradon dot Haradinajn”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Avokati Florin Vertopi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se nuk ka gjasa që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka gjasa që të ekstradohet nga shteti serb.

Ai ka deklaruar se Serbia nuk përmbush asnjë nga kriteret e kërkuar për ekstradim të personave që i kërkon për t’i gjykuar brenda sistemit të vet të drejtësisë, njofton Klan Kosova.

GRANDEMALL

“Optimizmi gjithmonë ka ekzistuar dhe ekziston në këtë cështje, sepse ekzistojnë disa standarde që duhet përmbushur për t’u kryer ekstradimi. Sistemi i drejtësisë në Serbi nuk mund t’i përmbushë kushtet për gjykim të drejtë, nëse do të ndodhte ekstradimi. Së dyti, personit të cilit ekstradohet duhet t’i garantohet që ai nuk do të përjetojë torturë, të cilën Serbia nuk e bën dot. Po ashtu ekziston Konventa Europiane për Ekstradim, e Këshillit të Europës, që po ashtu kërkon realizimin e këtyre të drejtave”.

“Haradinaj ka mundur të lirohet deri tani, sepse i ka kaluar dy procese gjyqësore në Hagë tashmë. Por materiali i bollshëm i dërguar nga Serbia në Franë e ka vonuar vendimin e gjykatës. Megjithatë, shpresoj që nesër vendimi për të do të jetë lirues. Nuk besoj që sistemi i drejtësisë franceze mund të ndikohet nga politika. Por cilido që të jetë vendimi i nesërm, ai mund të sfidohet, që do ta zgjaste pak procesin – nëse drejtësia e Francës nuk vendos prerazi ndryshe”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.