KKVITI

Serbia rrezikon zgjedhjet e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Serbia synon që një e treta e parlamentit të Kosovës pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale të jetë me deputetë serbë. Një gjë e tillë do të jetë e mundur nëse në ato zgjedhje pranohen të gjitha aplikacionet për votues nga Serbia, që janë pranuar për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Procesi që ka pasur për qëllim t`u japë mundësi vote serbëve nga Kosova që jetojnë në Serbi është keqpërdorur nga Qeveria e Beogradit, gjegjësisht Zyra për Kosovën e kësaj qeverie.

Uji Dea

Burime të gazetës kanë shpjeguar se OSBE të martën ka pranuar numër shumë të madh të aplikacioneve të serbëve që pretendojnë se kanë të drejtë vote në Kosovë.

Sipas të njëjtave burime, mbushja e aplikacioneve është bërë nga zyrtarë të kësaj zyre dhe të dhënat janë tejet të kontestueshme… (Tribuna).