Mobi Casa

Serbia riaktivizon strukturat ilegale në veri

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ende pa u konsoliduar mirë institucionet e reja të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, Serbia ka rikthyer edhe formalisht autoritetin e saj në veri, duke rifunksionalizuar strukturat ilegale. Beogradi zyrtar madje po i shfrytëzon kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet lokale të Kosovës për t’ia kryer punët në të njëjtën kohë edhe në institucione paralele.

Kështu, më 25 janar, kryetari i Komunës së Zveçanit, Vuçina Jankoviq, është emëruar zyrtarisht anëtar i Këshillit Administrativ Komunal në veri, institucion ilegal, paralel në veri.

UBT

Ky vendim i Qeverisë serbe për emërimin e kryetarit kosovar në këtë pozitë është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të Serbisë.

Burime të Tribunës brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se veprimet e Serbisë për ta rikthyer Këshillin Administrativ Komunal në veri janë shqetësim serioz dhe për këtë, sipas burimit të gazetës, delegacioni i Kosovës në bisedime ka reaguar edhe në Bruksel…(Tribuna)