UBT

Serbia po ua merr nënshtetësitë shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministria serbe e Punëve të Brendshme në mënyrë të njëanshme po ua merr nënshtetësitë shqiptarëve të Bujanocit të cilët përkohësisht punojnë dhe qëndrojnë në Kosovë ose në diasporë. Ky veprim i sinkronizuar dhe i projektuar nga Beogradi po bëhet qëllimisht që ta zvogëlojë numri e shqiptarëve rezidentë në këtë komunë e cila ka disa vite që administrohet nga shqiptarët.

Kjo çështje ka shqetësuar faktorin politik në Luginën e Preshevës, por edhe opozitën në Kosovë, të cilët kanë njoftuar përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në Beograd për tendencën serbe.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka thënë se marrja e njëanshme e nënshtetësisë së shqiptarëve të Bujanocit bëhet me lejen e qeverisë së Beogradit e po ashtu edhe të shefit të Policisë serbe në Bujanoc. Qëllimi kryesor, sipas tij, është që ta zvogëlojnë numrin e shqiptarëve dhe se kjo po bëhet për t’i treguar faktorit ndërkombëtar që serbët në Bujanoc janë shumicë.

KKVITI

“Një gjë e tillë është parë qartë në zgjedhjet tradicionale pas vitit 2000 që shqiptarët janë shumicë në Bujanoc. Heqja e nënshtetësisë njëanshëm është diskriminim, është dhunë është terror kjo është shpërngulje. Në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që janë bërë kanë pasur për qëllim zgjidhjen e problemit të shqiptarëve”, ka thënë Musliu. Sipas tij, kjo po bëhet me pretekstin se shqiptarët e Bujanocit kanë nënshtetësi të Kosovës dhe ata automatikisht po shlyhen nga kompjuteri i zyrës civile në Bujanoc. Ai ka thënë se kjo nuk ndalet vetëm me shqiptarët që janë në Kosovë, por edhe ata që janë në Gjermani e Amerikë, pra në shtetet tjera jashtë Serbisë.

“Heqja e nënshtetësisë parashihet edhe në kushtetutën e Serbisë, mirëpo atë nuk guxon askush në mënyrë të njëanshme ta bëjë. Por, Qeveria serbe dhe Policia në Bujanoc nuk mërziten shumë për këtë që thotë kushtetuta prandaj e shkelin si të duan”, ka thënë Musliu./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.