Uji Dea

Serbia po ringjall politikën e Millosheviçit ndaj Kosovës!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lajmi se Serbia me qeverinë e Vuçiç po fillon ndërtimin 300 shtëpive për serbët në territorin e Kosovës, pa marrë kurrfarë leje për ndërtimin e tyre apo pyetur qeverinë e Kosovës, është thjeshtë një thyerje e sovranitetit territorial dhe shpalljen e agresionit ndaj Kosovës.

Kjo zgjon kujtimet e një politike kolonialiste të Millosheviçit ndaj Kosovës.

Edhe pse Kosova momentalisht qeveriset nga njerëz të pa aftë për të ruajtur sovranitetin territorial të saj, kjo mund të zgjojë iluzionin e qeverisë së Vuçiç për rikolonizimin e Kosovën.

Eco Higjiena

Por mos të mendojnë se Kosova është e pa mbrojtur, përkundrazi.

Republikanët e Kosovës i bëjnë thirrje Qeverisë së Serbisë të mos luajnë me metodën e Millosheviçit ndaj Kosovës, sepse kjo do e dërgojë Serbinë larg BE-se dhe paqes në Rajon. Njëkohësisht ju kërkojmë qytetarëve serb në Kosovë, të mos bien preh e kësaj politike të dëmshme që mund të dëmtojnë marrëdhëniet e mira ndër-etnike në Kosovë.

Serbia duhet të mësojë njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e saj ku agresioni gjithmonë ju “shpërblye ” me humbje thuhet në reagimin e Republikanëve të Kosovës, REK./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.