GRANDEMALL

Serbia po i terrorizon shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega në Gjilan shpreh indinjatë të thellë dhe reagon ashpër ndaj gjykimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dega ne Gjilan konsideron se këto gjykime janë të planifikuara dhe me motive politike nga ana e një pushteti ultranacionalist, me qëllim të destabilizimit të situatës politike dhe të sigurisë ndaj qytetarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës.

LDK dega ne Gjilan konsideron se shqiptarët e Luginës së Preshevës ndodhën në një pozitë shumë të rëndë për shkak të politikave diskriminuese të pushtetit në atë pjesë.

Ceshtja shqiptare në Luginën e Preshevës po përballet me tortura që kanë marrë konotacionin e akteve me skenarë ultranacionalit.

ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, solidarizohet me familjaret e të gjykuarve gjithashtu LDK dega në Gjilan, fton faktorin politik shqiptar të Luginës së Preshevës për unitet dhe bashkëpunim rreth situatës së krijuar.

Apelojmë tek faktori relevant politik dhe institucional shqiptar, faktori ndërkombëtar dhe OSBE, që të reagojnë, fuqishëm pas këtij gjykimi me motive të ulëta politike dhe ultranacionaliste nga një pushtet me mentalitet të vjetruar politik.

LDK dega në Gjilan kërkon nga faktori ndërkombëtar që të instalohet urgjentisht në këtë pjesë të banuar me shqiptarë që të mbrojnë popullin shqiptar nga politika hegjemoniste dhe ultranacionaliste serbe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.