ARKATANA

Serbia po e shkel frymën e dialogut të Brukselit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta rrisë angazhimin e saj që ta detyrojë shtetin serb të jetë më konstruktiv në zbatimin e marrëveshjeve.

Tahiri ka thënë për “Epokën e re” se pakënaqësitë e delegacionit të Kosovës për shkeljet dhe bllokadat që Serbia ua bënë marrëveshjeve dhe zbatimit të marrëveshjeve janë sidomos për kodin telefonik dhe për pavarësimin e KOST-it.

Uji Dea

Tahiri ka deklaruar se Serbia po bën pengesa edhe për zbatimin e marrëveshjeve të tjera. “Këto probleme ne i kemi biseduar në Bruksel, në të gjitha vizitat që i bëjmë në kuadër të dialogut. Të gjitha këto çështje i kam ngritur, duke iu shkruar edhe shkresa të argumentuara. Po ashtu, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa kanë ngritur shqetësimet e Kosovës për këto çështje. Pra, të gjithë e kemi një qëndrim, që BE-ja duhet t’i rrisë angazhimet dhe ta detyrojë Serbinë t’i zbatojë marrëveshjet e arritura, në radhë të parë atë për kodin telefonik dhe atë për pavarësimin e KOST-it. Prandaj, ne këtë e kemi kushtëzuar, se pa u zbatuara këto dy marrëveshje që janë që pesë vjet në procesin e dialogut të Brukselit, nuk do të nisim ndonjë veprim në zbatimin e marrëveshjes për asociacionin”, ka thënë Tahiri.

Ministrja Tahiri ka folur edhe për pengesat që Serbia po ia bën Kosovës edhe në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. “Pengesat e Serbisë dhe sjellja e saj destruktive në raport me integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, si UEFA, FIFA apo UNESCO, tregojnë se Serbia po e shkel frymën e dialogut të Brukselit, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe synon që të dyja shtetet të përparojnë drejt BE-së. Me këto sjellje Serbia praktikisht po tregon se është antievropiane dhe kjo duhet të jetë një brengosje e madhe për BE-në dhe faktorin ndërkombëtar në përgjithësi. Ne nga ana jonë në vazhdimësi jemi duke i njoftuar BE-në, ShBA-në për këto çështje dhe po kërkojmë të ketë një rritje angazhimesh apo një presion obligues që Serbia të sillet konform frymës së dialogut të Brukselit dhe normalizimit të marrëdhënieve për fqinjësi të mirë”, ka thënë Edita Tahiri, ministre e Dialogut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.