Fundamenti

Serbia po e ndërron strategjinë ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Politologu Belul Beqaj ka bërë me dije se propozimet e fundit të zyrtarëve të Serbisë për zgjidhjen e konfliktit shekullor me Kosovën nuk janë të rastësishme. Ai ka thënë se kjo tregon se Serbia ka ndryshuar strategji në raport me Kosovën.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Beqaj ka deklaruar se, pasi që Serbia dështoi ta mbajë në Kushtetutën e saj Kosovën, tani po përpiqet ta shtrijë ndikimin e vet në mënyra të tjera. “Pasi nuk ndodhi ajo çfarë dëshiroi lidershipi politik serb, pak a shumë lidershipi i njëjtë po e ndërron strategjinë. Nga ‘orteku’ i paraqitjeve publike shihet se synimi i tyre tashti është arritja e asaj çfarë është e mundshme dhe reale. E mundshme dhe reale është që Serbia ta heqë ‘Kosovën dhe Metohinë’ nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, pra ta njohë në mënyrë implicite Kosovën de facto. Njëkohësisht nëpërmjet Listës Serbe dhe asociacionit të komunave me shumicë serbe, ta kthejë ndikimin e vet funksional në Kosovë”, ka thënë Beqaj. Ai ka vlerësuar se në strategjinë e re, Serbia llogarit edhe në lidershipin e Kosovës. “Jorastësisht zëvendëskryeministri Laiq pretendon që Serbia, nga 400 milionë euro sa përfiton sot, në të ardhmen me Kosovën të ketë 800 milionë euro. Tekefundit, zyrtarët e Serbisë llogarisin se lidershipi i shantazhuar i Kosovës do ta pranojë eksteritorialietin e shenjtoreve ortodokse sikurse dhe pjesa veriore e Kosovës, që është edhe de facto nën kontrollin e Serbisë, të mbetet edhe de jure në Serbi”, ka thënë Beqaj.

FIDANISHTJA

Njohësi i rrethanave politike ka treguar se “orteku” i propozimeve të zyrtarëve të lartë serbë për zgjidhjen e problemit të Kosovës po ndodh në situatë të degradimit maksimal të shtetit dhe pushtetit të Kosovës. “Së treti, kjo po ndodh në kohën e rënies serioze të rejtingut të BE-së sa për shkak të mungesës së unitetit në politikën e jashtme, aq edhe për shkak të dështimeve serioze në politikën e brendshme. Derisa është në rritje interesimi diskutabil për këtë regjion nga Rusia dhe Turqia”, ka thënë Beqaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.