Eko Higjiena

Serbia po e bllokon procesin e dialogut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Serbia nuk është duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e Lirë. Kuvendi i Serbisë ua ka ndaluar tre deputetëve të Kosovës shkuarjen në Beograd, ku ishin ftuar nga kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Serbisë, Nenad Canak. Po ashtu dje Përfaqësueses së Kosovës në Karate i është ndaluar hyrja në Serbi për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse është bërë gati një dekadë prejse ka nisur procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ende po vazhdon të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Gjatë ditës së djeshme Serbia shkeli dy herë mbi Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë, fillimisht duke ia ndaluar Përfaqësueses së Kosovës në Karate hyrjen në territorin e Serbisë dhe më pas u tërhoq edhe ftesa për deputetët e Kuvendit të Kosovës (Vjosa Osmani, Blerat Deliu e Ilir Deda), të cilët parashihej të merrnin pjesë në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit”, e cila do të mbahej në Beograd, shkruan më tutje “Zëri”.

ARKATANA

Pas këtyre dy vendimeve reaguan krerët institucionalë në Kosovë, të cilët i cilësuan tërësisht të papranueshme veprimet e shtetit serb.

Në anën tjetër, monitoruesit e procesit të dialogut konsideruan se shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë paraqet një mesazh tejet negativ për procesin e dialogut.

Ndërkohë, ish-drejtuesja e negociatave me Serbinë Edita Tahiri ka thënë për “Zërin” se Serbia është duke e bllokuar dialogun në vazhdimësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.