United Hospital

Serbia nuk po e respekton IBM-në në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Lëvizja e Medvegjës Pozitive i ka dërguar sot një letër të hapur kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, me të cilën kërkohet zgjidhja e problemeve administrative me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune.

Në letrën e hapur thuhet se në vendkalimin kufitar Mutivodë afër Medvegjës nuk lejohet hyrje në Serbi mbi bazë të dokumenteve të lëshuara nga autoritetet kosovare, dersia në pikëkalimet e tjera marrëveshja e Brukselit zbatohet.

“Qytetarët e Medvegjës kanë besuar se me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit i është vënë pikë vështirësive administrative, si dhe atyre jetësore me të cilat janë ballafaquar në vendkalimin kufitar në Mutivodë”, ceket në letër, transmeton Koha.

Uji Dea

Kjo lëvizje cek edhe sjelljen agresive të pjesëtarëve të policisë serbe me kërkesë absurde që autoritetet kosovare të lëshojnë dokument të posaçëm vetëm për Medvegjën, gjë që paraqet shembull shumë të qartë të mosfunksionimit të shtetit juridik dhe të shkeljes të së drejtës për lirinë e lëvizjes.

“Praktikën e tillë e vlerësojmë të palejueshme dhe kërkojmë nga ministria komente dhe qeveria serbe sqarim dhe zgjidhje të shpejtë të kësaj çështje”, thuhet në atë letër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.