Mobi Casa

Serbia nuk lejon largimin e kodit +381 nga Kosova

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Pas njoftimit të Telekomit të Kosovës se nga 24 marsi pushojnë prefikset +381 (Serbia), +377 (Monako), +386 (Sllovenia) dhe se do të shfrytëzohet vetëm prefiksi +383 ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila ka siguruar se për serbët e Kosovës nuk do të ndryshojë asgjë as në telefoninë fikse e as në atë mobile, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Qeveria e Serbisë nuk ka pranuar që të pushojë së funksionuari kodi telefonik i Serbisë në Kosovë +381 nga 24 marsi, kur do të shfrytëzohet vetëm kodi +383, i cili i është ndarë Kosovës duke u bazuar në marrëveshjen në Bruksel në mes të Beogradit dhe Serbisë. Telekomi i Kosovës ka njoftuar se që nga 24 marsi pushojnë prefikset +381 (Serbia), +377 (Monako), +386 (Sllovenia) dhe se do të shfrytëzohet vetëm prefiksi +383, i cili i është ndarë Kosovës me marrëveshjen e Brukselit.

“Marrëveshja për Telekomunikacionin, që është arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka mundësuar që ITU-ja t’ia caktojë Kosovës prefiksin ndërkombëtar +383, duke siguruar se autoriteti rregullativ për telekomunikacion i Kosovës – AKREP është administrator i vetëm që mund të komunikojë dhe t’i koordinojë aktivitetet adekuate të ITU-së”, thuhet në një komunikatë të Telekomit të Kosovës, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Sipas Marrëveshjes, prefiksi i vetëm ndërkombëtar në Kosovë që mund të shfrytëzohet është +383. Me të njëjtën marrëveshje, sipas serbëve, në Kosovë mundësohet puna pa pengesë e Telekomit të Serbisë, ndërsa MTS-ja do të marrë leje të përkohshme për telefoninë mobile, e cila duhet të regjistrohet me ligje të Kosovës.

United Hospital

Kozarev: Çfarëdo njoftimi për shuarjen e prefiksit +381 në Kosovë është gënjeshtër

Në anën tjetër, Qeveria e Serbisë nëpërmjet Zyrës për Kosovën ka siguruar serbët se për ta nuk do të ndryshojë asgjë as në telefoninë fikse e as në atë mobile, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se çfarëdo njoftimi për shuarjen e prefiksit +381 në Kosovë është gënjeshtër.

“Ekziston plani aksional i hartuar qartë me të cilin është definuar kur do të bëhet dhe çfarë do të bëhet në kontestin e telekomunikacionit, kështu që çdo pohim për largimin e prefiksit serb +381për shfrytëzuesit në Kosovë është gënjeshtër. Prishtina si gjithmonë, me qëllim apo gabimisht, po i interpreton marrëveshjet për telekomunikacionin, po përpiqet të krijojë huti dhe pezëm tek popullata serbe në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.