Mobi Casa

Serbia nuk e do Kosovën të integruar, vazhdon bllokimin

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Pas përfundimit të Samitit Brdo-Brioni në Sarajevë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë, janë pajtuar të ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimit. Këtë nuk e beson opozita, ndërsa analistët thonë se politika e Serbisë karshi Kosovës mbetet ajo e Millosheviqit

Dialogu, pajtimi, mirëbesimi, miqësia, bashkëpunimi dhe në fund integrimi janë e ardhmja e rajonit tonë. Kështu u shpreh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të Samitit Brdo-Brioni në Sarajevë.

Uji Dea

Madje presidenti i Kosovës shtoi se janë pajtuar së bashku me krerët tjerë të rajonit që të përkrahin sinqerisht njëri-tjetrin drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Por këto deklarata të presidentit duket se nuk po “pinë ujë” te opozita kosovare e as te analistët. Sipas tyre, fjalët e presidentit Thaçi janë vetëm sa për deklarime publike pasi që të gjithë e dinë se e vërteta është ndryshe.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, i ka thënë “Zërit” se “pajtimi” për të cilin presidenti Thaçi ka folur pas përfundimit të Samitit është jetëshkurtër dhe i parealizueshëm. “Së pari për Lëvizjen ‘Vetëvendosje’, Hashim Thaçi nuk është president i Republikës së Kosovës”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se ky politikan është ndër politikanët që më së shumti e ka dëmtuar Kosovën./zeri/