RCCOLA

Serbia në mënyrë sistematike “Vret” shqiptarët përmes shqiptarëve

/ 4 minuta lexim

Nga Kujtim Sadriu – Edhe pse Sllobodan Millosheviq ka qenë një diktatorë i madhë ndaj shqiptarëve përkundër asaj, populli shqiptarë nga ai ka përfituar. Nga represioni i tij, populli shqiptarë në Kosovë bëri unitetin ia ktheu pushkën dhe krijoi shtetin.

Mirëpo duke u nisur nga qeveria Tadiq e teri tek kjo Vuçiq, tani janë duke u përdorur mënyra sistematike për vrasjen mendore dhe dëbim në heshtje të rinisë shqiptare të arsimuar nga Lugina e Preshevës. Në këtë plan strategjikë, projektuar nga organet shtetërore serbe po realizohet nga liderët apo partitë politike shqiptare që veprojnë në Luginë.

Pse dhe si vije deri te migrimi i rinisë?!

Rina e arsimuar Preshevare mund të punësohet vetëm në arsim, shtëpi të shëndetit, administratën komunale dhe aty këtu në sektorin privat. Mirëpo, në këto institucione nuk bëhet punësimi sipas kualifikimit, ligjit dhe kushtetutës së Serbisë ashtu siç bëhet nga Vranja e teri në Suboticë, por, në Preshevë për tu punësuar duhesh të jesh i rrethit familjar, të kryetarëve, të partive ose një aktivist, rrogtarë i devotshëm i së keqes i partisë, duke mos marr parasysh diplomën fare.

Të gjithë drejtorët e shkollave në Preshevë janë “shqiptarëmdhenjë” dhe të emëruar politikisht, ata nuk bëjnë punësimin sipas konkursit dhe ligjit, por ata në gjitha shkollat kanë punësuar kuadro të pakualifikuar familjarë apo rroktarë të partisë, të cilët vetëm kanë qenë të regjistruar nëpër universitete dhe kanë dhënë nga dy provime, ku kanë ngelur student të përjetshëm, por, me poste “profesorësh” pran shkollave shqipe në Preshevë.

Rinia e cila ka mbaruar studimet me ndershmëri në universitet publike po edhe kolegjet private, kur bëjnë ankesë pranë Ministrisë së Arsimit gjegjësisht administratës shkollore në Leskocë, pranë Inspektorit Republikanë të arsimit, ata shumë here nuk marrin përgjigje, fare ose i përgjigjen se, ju, keni të mbaruar studimet me katër vite dhe nuk keni të drejtën për punësim, një gjë që nuk është e vërtetë ose i përgjigjen se nuk keni diplomë të nostrifikuar. Shpeshherë i përgjigjen: – drejtohuni inspektorit komunal, ndërsa po të njëjtën përgjigje ua kthejnë, inspektorët komunal: – drejtohuni inspektorëve republikanë!!!

Dhe kështu vjen teri te një dëshpërim i rinisë dhe merr valixhet, fëmijët dhe i drejtohet rrugëve të botës. Që nënkupton se me migrim, në shkolla bie numri i nxënësve dhe Presheva mbetet pa njerëz Profesional.

KKGJILAN

Misioni i suksesshëm!

Mirëpo, për organe shtetërore serbe dhe partitë politike “shqiptare” nuk ka kurnjë farë pengese, se në rolin e profesorit punon dikush me kualifikim fillorë dhe të mesëm, pasi që misioni i tyre është që njerëzit profesional t`i dëbojnë ndërsa brezat e ardhshëm ti shkatërrojnë.

Kurse, drejtorët politik, në ankesë të palëve profesionale iu përgjigjen, se Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë ka ndaluar shpalljen e konkurseve, gjë që nuk është e vërtetë, mirëpo kjo gjë i shkon përshtati Qeverisë dhe Ministrisë së Serbisë bashkë me këta “patriot” të Shypnis. Dhe tani në gjitha shkollat shqipe në Preshevë, rreth 27% është kuadër i pakualifikuar.

Në këtë mënyrë Serbia me liderë “shqiptarë” për 20 vitet e ardhshme Preshevën do ta bëjë Medvegjë.

Dhe tmerri më i madhë është kur shehë këta drejtorë se si me lot krokodili vajtojnë për tekste mësimore, për derisa ata nuk punësojnë njerëz që din ti përdorin po ato tekste.

E gjithë kjo na del te thënia e të madhit Faik Konica:
“Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve”!

Kujtim Sadriu drejtues i OJQ Qendra për Hulumtim dhe Monitorim!