UBT

“Serbia” në Kuvend

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb po synojnë të formojnë një Grup të ri parlamentar përmes të cilit synojnë t’i mbrojnë “interesat e vërteta” të komunitetit serb.

Ky grup pritet të përbëhet nga së paku dy deputetë që janë familjarë të ngushtë të dy kryetarëve të komunave, të cilët kanë fituar në zgjedhjet lokale si kandidatë të Listës “Srpska”, e cila njihet si iniciativë politike e formuar dhe e mbështetur nga Beogradi zyrtar.

Deputetja Vesna Mikiq është bashkëshorte e kryetarit të Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, që në zgjedhjet lokale ka fituar si kandidat i Listës “Srpska”.

Eco Higjiena

Po ashtu, edhe deputeti tjetër, Sreten Ivanoviq është vëlla i kryetarit të Komunës së Novobërdës Svetislav Ivanoviq, i kandiduar nga Lista “Srpska”.

Aktualisht, Ivanoviq është deputet i Grupit parlamentar të SLS-së, por burime të sigurta bëjnë të ditur se ai është marrë vesh t’i bashkohet Grupit të ri parlamentar që po synohet të formohet…/Tribuna/