ARKATANA

Serbia ndërton fabrikë të akumulatorëve në veri të Mitrovicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Fabrika e Akumulatorëve në jug të Mitrovicës, e cila nuk është funksionale prej para fillimit të luftës, do ta ketë simotrën e vetë në veri, pasi që Serbia ka planifikuar ta ndërtojë një fabrikë të akumulatorëve në atë pjesë.

Jovan Dimikiq, drejtor i “Trepçës” në veri, ka përkujtuar se me rastin e vizitës që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ia kishte bërë “Trepçës” në veri është arritur marrëveshja për ndërtimin e fabrikës së akumulatorëve në veri të Mitrovicës, për të cilën është duke u përgatitur studimi i realizimit.

Eco Higjiena

Dimkiq, i cili shoqërohej nga zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, ka vizituar flotacionin e “Trepçës” në Leposaviq dhe kombinatin “Trepça” në veri në shënim të Ditës së Minatorëve të Serbisë dhe me atë rast ka siguruar se “Trepça” ndodhet në atmosferë të punës relativisht stabile dhe shënon rezultate solide të prodhimit, të cilat mundësojnë të hyra për ta mbajtur kolektivin./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.