UBT

Serbia ndërpret financimin e policisë në veri

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Qeveria serbe ka marrë vendim për ndërprerjen e financave për policët e MUP-it që veprojnë në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, të martën, pas takimit maratonik me delegacionin e Serbisë në Bruksel.

Tahiri ka thënë për Tribunën, se vendimi i Qeverisë serbe është prezantuar gjatë takimit, ku kanë qenë të pranishëm edhe lehtësuesit e Bashkimit Evropian.

KKVITI

“Mund të them se sot pala serbe ka njoftuar se qeveria në Beograd ka marrë vendim për t’i ndërprerë pagat për policinë ilegale që ka vepruar në pjesën veriore të Kosovës. Ky vendim i është prezantuar Bashkimit Evropian dhe neve në takim”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se sipas dinamikës, deri më 15 korrik Serbia duhet t’i ndalë të gjitha financimet në fushën e sigurisë (Tribuna).