ARKATANA

Serbia merr miliarda nga Kosova

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova vazhdon të jetë një treg i mirë për Serbinë, ndërsa produktet kosovare gjejnë fare pak vend në tregun fqinj. Bilanci është thellësisht negativ për vendin tonë. Importet janë 300 milionë euro në një vit, kurse eksportet nuk arrijnë as 15 milionë euro gjatë një viti.

Deficit i thellë tregtar dhe mungesë reciprociteti.

“Kjo në Kroaci nuk ndodh, sepse produktet e Serbisë në këtë shtet janë të sanksionuara me ligj, dhe Kosova nuk e ka atë guxim dhe në mungesë të këtij guximi ne eksportojmë mbi 300 milionë euro para të thata, që janë shifra zyrtare gjatë një viti për të importuar këto produkte, që shumica prej tyre, po të kishte pak nacionalizëm ekonomik, do të mund të zëvendësoheshin me prodhime vendi “, thekson kreu i AKB-së, Agim Shahini,raporton Gazeta Kosova Sot

Kosova vazhdon të jetë një treg i mirë për Serbinë, ndërsa produktet kosovare gjejnë fare pak vend në tregun fqinj. Bilanci është thellësisht negativ për vendin tonë. Importet janë 300 milionë euro në një vit, kurse eksportet nuk arrijnë as 15 milionë euro gjatë një viti. Sipas njohësve të kësaj fushe, fajtore për këtë bilanc katastrofal janë të gjitha qeveritë e pasluftës. Analistët theksojnë se e tëra kjo po vjen si pasojë e veprimit të papërgjegjshëm të pronarëve të kompanive oligarkike pasi shumica prej tyre janë të lidhura me pushtetin tash e 17 vjet, duke e bërë Kosovën të varur nga produktet serbe. Lideri i AKB-së, Agim Shahini tha për “Kosova Sot” se është për keqardhje që Kosova ende po vuan nga mungesa e nacionalizmit ekonomik dhe si pasojë e saj po na mungon ende vetëdija kombëtare për konsum të prodhimeve vendore.

FIDANISHTJA

Informaliteti dëmton konkurrencën Sipas Shahinit, më së shumti importin e produkteve të Serbisë po e stimulojnë politikat aktuale qeveritare. “Kjo në Kroaci nuk ndodh, sepse produktet e Serbisë në këtë shtet janë të sanksionuara me ligj dhe Kosova nuk e ka atë guxim dhe në mungesë të këtij guximi ne eksportojmë mbi 300 milionë euro para të thata që janë shifra zyrtare gjatë një viti për të importuar këto produkte që shumica prej tyre, po të kishte pak nacionalizëm ekonomik, do të mundej që të zëvendësoheshin me prodhime vendi “, potencon ai. Sipas liderit të AKB-së, Shahini, e keqja është se njëkohësisht informalitetin më të madh Kosova e importon nga Serbia nëpër rrugët e tjera alternative e që janë konkurrencë e drejtpërdrejtë e prodhimeve vendore dhe kjo po vazhdon që nga paslufta e deri më sot. “Sipas një analize që AKB-ja e ka bërë 1 vit më herët, mësohet se që nga pas lufta e këtej, Kosova ka eksportuar para të gatshme në Serbi mbi 5 miliardë euro dhe këto para e kanë meremetuar infrastrukturën dhe ekonominë e Serbisë duke e varfëruar në të njëjtën kohë Kosovën”, tha Shahini.

Të ndalet pabarazia tregtare Bankieri Milazim Abazi tha për “Kosova Sot” se raportet ekonomike me Serbinë vazhdojnë të jenë po aq të këqija sa edhe ato politike. “Andaj, unë nuk pajtohem assesi që marrëdhëniet ekonomike i kemi të shkëlqyera, siç po shprehen disa. Me vetë faktin se ne me Serbinë kemi një bilanc tregtar katastrofal, mbulimi i importit me eksport është vetëm 5 për qind, importi 300 milionë, ndërsa eksporti vetëm 15 milionë, i bie se Kosova në Serbi eksporton para, ndërsa Serbia eksporton mallra në Kosovë”, theksoi ai. Bankieri Abazi tha se mallrat kosovare për të depërtuar në Serbi duhet të kalojnë nëpërmes barrierave të panumërta, ndërsa ato nga Serbia shpeshherë nuk i nënshtrohen as doganës. “Njëjtë ndodh edhe me lëvizjet e afaristëve kosovarë në Serbi. Ata maltretohen dhe trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, duke u ç’njerëzuar në çdo pikë të kalimit kufitar”, tha ai. Andaj, sipas Abazit, është koha e fundit që edhe si shtet, edhe si shoqëri, por edhe si afaristë t’i themi stop trajtimit të pabarabartë në raport me Serbinë. “Secili faktor kosovar duhet ta kryejë detyrën e vet, edhe qytetare, që në raport me Serbinë të sillemi me integritet dhe dinjitet. Këtë mundësi e kemi. Mallrat serbe kanë shumë nevojë për tregun kosovar dhe këtë nevojë ne duhet ta kapitalizojmë për heqjen e të gjitha barrierave që po na i vendos shteti serb”, potencoi Abazi

(Kosova Sot)