United Hospital

Serbia mban ‘peng’ Ramushin!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjykata franceze nuk ka marrë vendim dje për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me arsyetimin se prokurori i ka kërkuar Serbisë të sjellë informacione shtesë. Vendimi pritet të merret më 2 mars të këtij viti, përderisa vetë Haradinaj ka akuzuar shtetin fqinj se po e shpërfill ligjin.

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka shtyrë sërish vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Seanca e radhës, kur pritet të vendoset për lirimin ose ekstradimin e të parit të AAK-së, do të mbahet pas një muaji, gjegjësit më 2 mars 2017. Lidhur me këtë vendim ka reaguar menjëherë Haradinaj, i cili ka akuzuar Serbinë për shpërfillje të ligjit.

United Hospital

Pak pas shtyrjes së vendimit për Haradinajn, gjykata franceze ka dalë me një sqarim, me ç’rast ka bërë të ditur se i ka kërkuar Serbisë që të sjellë informacione shtesë lidhur me rastin në fjalë.

“Prokurori shtetëror francez ka kërkuar informacione shtesë nga Serbia për shumë çështje, duke përfshirë edhe saktësimin e dokumenteve të caktuara, si dhe informacione shtesë për procedurën penale në Serbi”, ka deklaruar zëdhënësja e Gjykatës, Sandra di Rosa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.