Hidromorava

Serbia kundër Kosovës në KiE, Stano: S’dua të hyj në detaje çfarë ka thënë Vuçiq, të dyja palët dënohen për moszbatim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk u përgjigj drejtpërdrejt në pyetjen e gazetarëve që Serbia po e shkel marrëveshjen me themelimin e një ekipi që do ta kryesojë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për të luftuar anëtarësimin e Kosovës.

Stano përsëriti se të dyja palët do të përballen me “pasoja serioze” në rrugën integruese drejt BE-së, por nuk foli veçanërisht për Serbinë dhe veprimin e saj të fundit me të cilin shkel Artikullin 4 të marrëveshjes për moskundërshtim të Kosovës në anëtarësimin në organizata të huaja, raporton Gazeta Express.

“Nuk do të hyj në detaje se çfarë ka njoftuar presidenti Vuçiq dhe çfarë synon të bëjë. Do të them pritshmërinë bazike të Bashkimit Europian për të dyja – nga Serbia dhe Kosova: Pa asnjë vonesë të mëtejshme të fillojnë të zbatojnë marrëveshjen që të dyja u pajtuan më shumë se një vit më parë në Ohër. Kjo është e rëndësishme”.

Ai tha se zbatimi i kësaj marrëveshje është urgjenca kryesore për Bashkimin Europian.

Uji Dea

“Nëse ata dështojnë ose vazhdojnë të dështojnë të zbatojnë atë për të cilën janë marrë vesh, pastaj do të ketë pasoja serioze. Dhe këto pasoja janë të lidhur në rrugën e integrimit. Sepse një pjesë e marrëveshjes së dakorduar është që zbatimi dhe progresi i arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do jetë tani i lidhur me progresin e tyre në rrugën integruese të BE-së”.

Stano nuk përmendi pasoja specifike, por tha se ato do të ndjehen nga të dyja palët.

“Paaftësia për të zbatuar do të ndjehet nga të dyja palët në një kontekst më të gjerë për të vazhduar në rrugën europiane”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.