GRANDEMALL

Serbia kishte pretenduar se disa shtete ‘ç’njohën’ Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar liderë të shumtë në dy edicionet e fundit të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se presidentja Osmani në disa takime me liderët e vendeve, të cilat Serbia kishte pretenduar se kanë ‘çnjohur’ Kosovën ka marr riafirmimin e njohjeve, si nga Grenada, Palau e Guine Bissau.

Takimi i fundit i presidentes Osmani dhe kryeministrit të Grenadës, Dickon Mitchel shënoi pikën e kthimit në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Grenadës.

Eco Higjiena

Ndërkaq, në shtator të vitit të kaluar presidentja Osmani fillimisht takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Palaut dhe pastaj ishte nikoqire e zëvendëspresidentes së Palauat në tetor 2022, duke shënuar po ashtu rikthimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Palauat.

Presidentja Osmani ka pasur takime dhe komunikim të rregullt me presidentin e Guinea Bissaut, shtet të cilin Serbia e ka targetuar për çnjohje, por ky shtet i ka rikonfirmuar marrëdhëniet me Kosovën, sipas deklaratave të Presidencës për këto takime. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.