ARKATANA

Serbia kërkon hise në Trepçë e thëngjill

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Trepça, thëngjilli, liqeni i Gazivodës, pronat publike, zonat përreth kishave ortodokse e deri te përfaqësimi i serbëve në organet qendrore të Kosovës, janë disa nga temat për të cilat Beogradi është i interesuar të bisedojë me Prishtinën në kuadër të vazhdimit të negociatave të Brukselit.

Burime nga Qeveria e Kosovës bëjnë me dije se pala serbe po përpiqet ta rrisë “pazarin” në mënyrë që të përfitojë nga plani i zbatimit të marrëveshjes për kompetencat e asociacionit të komunave serbe në veri të vendit.

ARKATANA

Sipas këtyre burimeve, aktualisht, pala serbe po synon të shtyjë përpara çështjen e zonave përreth kishave ortodokse. Gjatë negociatave të Vjenës, Beogradi pati kërkuar të drejtën e eksterritorialitetit, por ajo nuk ishte pranuar dhe nuk ishte përfshirë në kuadër të Planit të Ahtisaarit.

Së dyti, Beogradi insiston që për serbët, sidomos asociacionin e komunave, të garantohet një përfaqësim në nivelin qendror duke i përfshirë edhe ulëset në Kuvendin e Kosovës, të cilat nuk përmenden në marrëveshjen e 19 prillit. Gjithashtu, pala serbe kishte ngritur si shqetësim edhe çështjen e pronave të serbëve në Kosovë, të cilat pretendon se janë uzurpuar.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.