Serbia ka mbetur joevropiane

Procesi i dialogut teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, pritet të fillojë raundin e tij të radhës në muajin nëntor dhe temë diskutimi do të jetë çështja e sigurimeve të automjeteve, temë për të cilin është diskutuar edhe më parë, mirëpo ende nuk është arritur asnjë marrëveshje. Në një prononcim dhënë gazetës Tribuna kryenegociatorja dhe zv/kryeministrja Edita Tahiri, ka thënë se me arritjen e kësaj marrëveshje do të lehtësohej jeta e qytetarëve të të dyja shteteve.
“Tashmë ka kohë që po negociohet për uljen e çmimit të tarifave të sigurimeve të automjeteve. Kjo marrëveshje do të lehtësonte edhe më tej lëvizjen e lirë të qytetarëve me kosto më të lira të kartonëve për sigurimin e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Tahiri. Ajo po ashtu ka bërë të ditur se përveç sigurimeve të automjeteve gjatë kësaj periudhe pritet të diskutohet për çështjen e energjisë, çështje për të cilën në shtator është arritur nënshkrimi në mes të palëve. “Në këtë takim do të diskutohen obligimet e palëve në raport me afatet kohore për zbatimin e marrëveshjes për energjinë”, ka thënë Tahiri…(Tribuna)