UBT

Serbia ka interes që azilkërkuesit shqiptar të mos kthehen kurrë në vatrat e tyre

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Serbia nuk do të rrezikojë heqjen e liberalizimit të vizave nga ana e Bashkimit Evropian, por vetëm do të kërkohen masa paraprake për zvogëlimin e numrit të azilantëve drejt Evropës Perëndimore.

Por, kjo temë nuk ka kaluar pa vëmendje dhe pa ankthin e qytetarëve që pas shumë vitesh kanë arritur të udhëtojnë të lirë. Gjëja kryesore për Serbinë ka qenë se numri i azilantëve është 10 mijë.

Nga ana tjetër, kryeministri Ivica Dacic ka theksuar se do të paguajë shpenzimet e tyre gjithnjë duke theksuar se “janë romët dhe shqiptarët që kërkojnë azil”. Sipas tij, nëse ata do të ndaloheshin të udhëtonin, BE-ja do të reagonte me kritika.

Mobi Casa

Ndonëse fillimisht me liberalizimin e vizave shqiptarët e Luginës së Preshevës janë nisur drejt Evropës, ata thonë se numri i tyre nuk është aq i madh dhe drejtimi i gishtit drejt tyre i ka irrituar.

Zhvillimi ekonomik, thotë kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, është zgjidhje.
“Dacic duhet të tregojë një gatishmëri, e cila nuk është e kushtueshme për qytetarët e Luginës së Preshevës, duke i siguruar një siguri të plotë në zhvillimet e jetës shoqëror politike që bëhen këtu. Shqiptarët të ndihen të gjithë të barabartë, si gjithë të tjerët në Serbi, kjo do të ishte shumë më pak e kushtueshme, se gatishmëria e Dacic të paguajë shpenzimet e shqiptarëve apo romëve në Europë, ku kosto është shumë më e lartë dhe për të cilën ka interes Serbia, që ata të mos kthehen kurrë në vatrat e tyre”, tha Mustafa.

Qytetarët e Preshevës, të përballur me gjendje mjaft të rëndë ekonomike, nuk shohin arsye përse nuk duhet kërkuar azil.
Serbia ka paralajmëruar masa shtesë për parandalimin e azilantëve, por ata që arrin në tokën e premtuar kanë arsyet e tyre për ta provuar fatin. /GamaKam, TCH/