HW

Serbia ka humbur 260 milionë euro për vetëm tetë muaj shkaku i taksës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq ka folur për humbjet financiare të Serbisë nga taksa 100 për qind në Kosovë.

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq ka thënë se Greqia, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria, Maqedonia dhe Kroacia kanë përfituar më së tepërmi nga taksa ndaj mallrave serbe e vendosur nga Kosova.

Ai ka thënë se për shkak të saj, Beogradi shënon humbje çdo ditë, raporton “Novosti”, transmeton lajmi.net. Ljajiq ka thënë se për tetë muaj, nga vendosja e taksës, në Kosovë kanë hyrë 260 milionë euro më pak mallra se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

United Hospital

“Këto janë humbje direkte financiare, por dëmet do të jenë edhe më të mëdha sepse prodhuesit tanë ndoshta do ta humbin atë treg”, deklaroi Ljajiq.

“Të tjerët tashmë e kanë shfrytëzuar. Greqia në maj ka rritur eksportin në Kosovë për tri herë e gjysmë, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia më shumë se dy herë e gjysmë, kurse Maqedonia e Jugut për 50 për qind”, shtoi ai.

Taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe ishte vendosur më 21 nëntor të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.