FIDANISHTJA

Serbia ia ndërron drejtimin “Rrugës së Kombit”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Serbisë ka pranuar të lidhet me Kosovën me autostradë, por jo në vendkalimin kufitar në Merdar, ashtu siç ishte planifikuar nga autoritetet serbe, pika lidhëse me Kosovën do të jetë afër Prapashticës, ndërsa lidhja me autostradën më të afërt të Serbisë do të bëhet diku afër qytetit Leskovc, shkruan gazeta “Koha Ditore”.

Ministri Serb i Komunikacionit, Milutin Mërkonjiq, ka thënë të shtunën në Beograd se Qeveria serbe ka planin e ndërtimit të autostradës nga Negotini që gjendet në afërsi me kufirin me Rumaninë e Bullgarinë, nëpërmjet Zajeçarit, Nishit në drejtim të Prishtinës e më pas Pejës, deri në kufi me Shqipërinë.

Mërkonjiq u ka thënë mediave serbe se me këtë rrugë pritet të krijohet një korridor i ri evropian. Ndërtimi i kësaj autostrade që, sipas tij, është i harmonizuar me BE-në, është planifikuar nga Serbia për shkak se ‘ekonomikisht kjo do të ishte e arsyeshme’.

Për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Mërkonjiq ka thënë se në Kosovë tashmë po ndërtohet autostrada nga Prishtina për në Pejë, por jo edhe pjesa e saj nga Prishtina drejt Merdarit.

FITORJA

Në bisedimet e kësaj mesjave në Bruksel, kryeministrat Thaçi dhe Daçiq, bashkë me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është arritur akordimi për themelimin e grupit të përbashkët punues, i cili do të përgatisë studimin e fizibilitetit për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë, kurse nga BE-ja është kërkuar që të marrë pjesë në financimin e këtij projekti.

Kahja e autostradës që deri tash është njohur si Vermicë – Merdarë, mbase edhe mund të ndryshojë. Me të arritur në Besi, autostrada nuk pritet t’i drejtohet Merdarit.
Nga Besia, fshat në afërsi të Prishtinës, autostrada do të marrë kthesë në të djathtë për t’iu afruar kufirit me Serbinë në afërsi të fshatit Prapashticë, dhe të dalë në qytetin Leskovc.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk japin të dhëna nëse ky planë që tanimë është ideor do të shndërrohet në praktikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.