KKVITI

Serbia ia ndalon nxënësve të Luginës të mësojnë për 28 Nëntorin

/ 2 minuta lexim
HW

Galip Beqiri, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginë të Preshevës, thotë se gjuha shqipe me ligj në Serbi është e lejuar të përdoret në atë komunë të banuar mbi 15 për qind nga shqiptarët.

Mirëpo, ai thotë se dygjuhësia edhe në komunat ku ka shumicë shqiptare nuk praktikohet në dokumente dhe administratë. “Shumica e formularëve që lëshohen nga pushteti lokal në Medvegjë, Bujanoc dhe në Preshevë janë në gjuhën serbe, edhe pse me ligj kërkohet të jenë dhe në gjuhën shqipe”.

Beqiri thotë se problemi në tekstet mësimore theksohet tek identiteti kombëtar dhe trashëgimia te lëndët, si: gjeografia, historia, edukata e artit dhe edukata muzikore, për të cilat lëndë nuk ekzistojnë në shqip librat.

Sipas tij, historia në shkollat fillore ku mësojnë shqiptarët mësohet sipas plan-programit serb, dhe askund nuk figuron ndonjë pjesë mësimore që flet për 28 Nëntorin – Pavarësinë e Shqipërisë.

Hidromorava

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, thotë se në raporte normale midis dy shteteve reciprociteti sa i përket të drejtave të njeriut nuk duhet të praktikohet.

Ai thotë se me Konventën për të Drejtat e Pakicave për përdorim të gjuhës dhe Konventës për të Drejtat e Njeriut, në shtetet ku ka shumicë shqiptare dhe nuk zbatohet dygjuhësia, duhet të zbatohet reciprociteti.

“Kosova duhet të veprojë duke përdorur reciprocitetin te serbët e Kosovës nëse edhe Serbia nuk respekton të drejtat për shkollim sikurse kanë serbët në Kosovë”. Në qoftë se as kjo formë reagimi nuk ka efekt, Shala thotë se çështja duhet të ngrihet në Gjenevë në konferencën për të drejtat, si dhe në OKB…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.