Eko Higjiena

Serbia edhe në ndeshje sporti shpreh urrejtje dhe racizëm ndaj shqiptarëve

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Arif Ejupi – Ndeshja Serbi – Zvicër 1 me 2 e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusia 2018“ nxori në sheh urrejtjen dhe racizmin e pashëruar të serbëve ndaj shqiptarëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i verifikuar si krah i djathtë i kriminelit Vojisllav Sheshel me javë të tëra në Mediet serbe këtë urrejtje të tij të sëmurë ndaj shqiptarëve e përhapi edhe tek serbi i vetëm i ngulitur diku në skaj të rruzullit tokësor.

Andaj me sojin e Vuçiqit, Daçiqit, dhe çetnikut provokator e të etur për,gjak shqiptari, kroati e slloveni, Vojsllav Sheshel ,paqja dhe stabiliteti në Ballkan janë të paarritshme.

Urrejtja e papërmbajtur e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, ndaj shqiptarëve s’habit askënd sepse botërisht dihet se ai ishte pjesë e Kabinetit të kriminelit me fund tragjik Slobodan Milosheviq.

Ky farë ministri torollak del edhe qesharak kur pyet: A do të luajmë me Zvicrën, Shqipërinë apo Prishtinën ?!

Shpirtin e tij prej çetniku e tundon arritja dhe integrimi i shkëlqyeshëm i shqiptarëve në të gjitha vendet e botës.

Daçiq e di fare mirë që kombëtarja e Francës gati e tëra përbëhet nga futbollistë me ngjyrë.

FIDANISHTJA

Francezët e civilizuar këtë fakt e marrinë si krenari,me përjashtim të ndonjë individi me diagnozë të ngjashme me Daçiq.

Kombëtarja e Gjermanisë, Australisë, Zelandës së Re, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Portugalisë, Italisë, madje edhe ajo e Rusisë, kanë në radhët e veta të paktën një futbollist të huaj, por duke dalluar nga qeniet e tjera të qenurit e tyre njerëz e arsyetojnë me dashuri e respekt të barabartë ndaj secilit, e mos të flasim për zviceranët që japin shembull civilizimi dhe kulture gjithandej botës.

Fitores së kombëtares së tyre ndaj Serbisë, ata i janë gëzuar në mos më shumë se sa vetë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.
Serbia debaklin e saj ndaj Zvicrës po mundohet ta arsyetojë me atë se kinse ka qenë e provokuar kur Xhaka e Shaqiri, shënimin e golave të tyre e festuan me bërje të shqiponjës.

Çmenduria serbe s’do koment. Çfarë mund të thuan serbët kur brazilianët pas çdo shënimi shprehin gëzimin e tyre duke kërcyer sambo ? Me kërcimin e tyre tradicional dhe mjaft tërheqës festojnë edhe futbollistët e kombëtares së Senegalit dhe ata të Bregut të Fildishtë.

Kjo temë nuk ka nevojë për ndonjë analizë, sepse gjithçka është e kjartë.
Serbisë çdoherë i kanë penguar simbolet tona. Ajo është munduar t’i shuajë ato me vrasje dhe arrestime.

Jemi dëshmitar të një rasti që për botën e qytetëruar është i pabesueshëm.
Në vitet e 90- ta një i ri llapjan derisa po kthehej nga Zagrebi i Kroacisë, ndalohet në Kralevë të Serbisë dhe vetëm pse iu gjet shalli kuq e zi u mbajt në burg tre muaj.

Udhëheqësit e Serbisë, mbetje të atij regjimi gjakatar po vazhdojnë me të njëjtin avaz pa arritur të kuptojnë që shqiptarët e Kosovës, janë në shtetin e tyre të pavarur dhe sovran.
Ndërkaq FIFA si organi më i lartë ekzekutiv i Futbollit Botëror duhet të tregohet e kujdesshme, dhe të mos bije në grackën e lojërave të pista të Serbisë,sepse nga një organizatë kredibël me vendime të pamatura mund të shndërrohet në një institucion cirku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.