Eko Higjiena

Serbia e sheh kërcënim për sigurinë e saj, Ushtrinë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është kërcënim për stabilitetin e Serbisë dhe të rajonit.
Në një intervistë për “Dnevnik”, Gashiq thotë se Kosova mbetet kërcënimi më i madh i sigurisë për Serbinë.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse forcat ndërkombëtare janë të nevojshme në Kosovë, që të ruajnë paqen atje, dhe të garantojnë siguri për popullatën pakicë.

ARKATANA

“KFOR-i ka një rol dhe përgjegjësi të veçantë lidhur me këtë rrezik të sigurisë, tha Gashiq dhe theksoi se Ministria e Mbrojtjes së Serbisë mban bashkëpunim të mirë me forcat ndërkombëtare, me qëllimin e ruajtjes së stabilitetit dhe për të mbrojtur komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë ai. /Indeksonline/