UBT

Serbia drejt dorëzimit – Kosova në UEFA

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Duket se edhe Serbia po dorëzohet në përpjekjet e saj të pashpresa për të penguar anëtarësimin Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Këshilli për Çështjet Urgjente i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) ka diskutuar rreth anëtarësimit të paralajmëruar të Kosovës në UEFA, më 3 maj, në Budapest. Federata serbe tashmë e ka të qartë se do ta ketë të vështirë ta pengojë këtë proces, por thotë se do të luftojë deri në fund që të pengojë një gjë të tillë.

“Që nga viti 2012 dhe me të gjitha mjetet juridike FFS kundërshton fuqishëm në strukturat ndërkombëtare dhe lufton kundër idesë, që kjo çështje të shtrohet para organeve më të rëndësishme të futbollit europian. Në këtë aspekt, ne gjithmonë kemi pasur përkrahjen e drejtuesve të UEFA-s dhe FIFA-s”, thuhet në njoftimin e FSS-së

Por serbët e pranojnë se, tashmë pozitat e tyre janë vështirësuar dukshëm pas anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si dhe shumicës së federatave sportive të Kosovës në ato ndërkombëtare, përcjell TCH.

Uji Dea

“Praktikisht, futbolli ka mbetur thuajse sporti i vetëm i të ashtuquajturit shtet të Kosovës, që nuk është anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, dhe për këtë FFS ka meritë. Kosova është pjesë e familjes botërore të basketbollit, të hendbollit, tenisit, atletikës, notit dhe sporteve të tjera”, bën të ditur FFS.

Një zë surprizë “pro” Kosovës ka dalë këtë javë edhe këshilltari i ish-Presidentit Tadiç dhe analisti i njohur Nebojsa Krstiç, që kërkoi njohjen ndërkombëtare të Prishtinës zyrtare.