Serbia do bisedime me Kosovën për thëngjillin, rrymën, ujin …!

Beograd – Furnizimi me rrymë, statusi i hidrocentralit të Gazivodës, sistemi i Ibër–Lepenc, rezervat e thëngjillit në Kosovë, janë temat e për bisedime e ardhshme Beograd- Prishtinë, njoftojë medie serbe.
Gazeta Politika shkruan se „Naftna industrija Srbije” po përgatit dokumentacion për fillimin e aktakuzës në Gjykatën Suprem të Kosovës, për siç thotë ajo, kthimin e pasurisë së saj në Kosovë.
Kjo ndërmarrje serbe thotë se në territorin Kosovës i ka 31 objekte.
Zgjidhja e çështjes së furnizimit me rrymë të veriut të Kosovës, transit- energjia, statusi i hidrocentralit „Gazivoda” dhe sistemi „Ibër –Lepenc”, pasuria dhe investimet e Serbisë në objektet elektrike si dhe rezervat e thëngjillit në Kosovë – janë temat më të rëndësishme të përpunuara në platformën për bisedimet e ardhshme Beograd – Prishtinë, të cilat duhet të përfundojnë deri në gjysmën qershorit. Sipas kësaj platforme, Serbisë ia ka ënda ta themelojë në veri “bijën e firmës” së „Elektroprivreda Srbije”.
Platforma serbe për bisedime përmend sërish thëngjillin. Pasi konstaton se rezervat e thëngjillit në Kosovë janë 14, 7 miliardë thonë dhe që Kosova me thëngjill është e pesta në botë, platforma thekson se duhet zgjidhur kjo çështje e pasurisë si dhe e drejta e punëtorëve që kanë punuar në sistemin energjetik.(koha)