ARKATANA

Serbi ia vjedh dijen kosovarit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Skandalet e plagjiaturës dhe publikimeve shkencore të rreme janë bërë temë aktuale në Kosovë. Por kësaj radhe, asnjë kosovar nuk ka bërë ndonjë vjedhje intelektuale. Përkundrazi, një arkitekt kosovar është viktimë e plagjiaturës. Për më tepër nga një serb. Kështu po pretendon Faton Deva. Ky i fundit ka mbrojtur temën e masterit në Universitetin ‘Blekinge Institut of Technology’ në Suedi, më 2 qershor të vitit 2007 me temën “A Future Wine Cluster in Kosova?” (E ardhmja e klasterit të venës në Kosovë).

Temën ia kanë udhëhequr mentorët Jan Evert Nilsson dhe Lars Emmelin. Deva tashmë mban titullin Magjistër për Planifikim Hapësinor Evropian dhe Zhvillim Regjional. Tema e tij është publikuar në librarinë elektronike të Universitetit në shkurt të vitit 2008.

FIDANISHTJA

Po ashtu, tema është e vërtetuar edhe në programin ‘Turnitin’ në Londër, e cila bënë hulumtimin nëse tema e njëjtë është trajtuar më herët nga ndokush tjetër.

Para disa ditësh, Deva ka marrë një informacion nga një hulumtues i huaj, emri i të cilit është i njohur për të dhe gazetën, se tema e tij është vjedh nga një doktorant serb. Ky i fundit, Gajo Milan Vanka nga Beogradi, ka doktoruar me këtë temë në Universitetin e Vageningen në Holandë më 2012-ën. Të njëjtën, e ka publikuar një vit më vonë në revistën shkencore ‘Agricultural Economics’ në Çeki si bashkautor me mentorin e tij, profesorin Wim Heijman…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.