Fundamenti

Serbi djeg “Kur’anin” dhe fyen myslimanët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në rrjetin social “Facebook” është publikuar nga dora vetë Predrag Pegja Qosoviq nga Beogradi, fotografia e përdhosjes së Kur’anit famëlartë e të shenjtë, dhe rëndë janë fyer myslimanët dhe festa e Kurban Bajramit, transmeton INA.

” Ju marrtë Bajrami, e pas kësaj ju gjoja uroni, por ne serbët jemi mjaft për vete. Me fat Bajrami ju turq, mos pritshi tjetër”, ka qënë mesazhi i “urimit” Predrag Pegja Qosoviq, ua ka uruar ditën e parë të Kurban Bajramit besimtarëve mysliman përmes rrjetit social “Facebook”, duke publikuar edhe fotografinë e tij me Kur’an në dorë dhe shkrepsën e ndezur duke ia vënë flakën e njëkohësisht duke treguar edhe “gishtin e mesëm”!.

Ky myslimanofob është pjesëtar i grupit të tifozëve “Çetnikët veri” nga Beogradi dhe në profilin e tij ka publikuar edhe foto duke pozuar me revole në dorë.

Uji Dea

Me këtë mesazh të publikuar në “facebook”, besimtarët mysliman janë ofenduar dhe fyer rëndë me këtë provokim të Qosoviqit, ndërsa disa komentues në mediat boshnjake i janë përgjigjur me të njëjtin “arshin” Qosoviqit.

”O primitiv!“, “ Mesazhi na është i qartë, ju pres me revole në dorë t`i krijesë e tërbuar”, “Nuk duhet me të sëmurë psikik të krahasohemi dhe të mos biem pre e tyre”, “Dashtë i Madhi Zot e ju thaftë dora ndyrësirës”, “Qyqar i thjeshtë që nuk ka guxim të paraqitet publikisht, po çka i pengon libri ynë i shenjtë Kur’ani” etj, shkruajnë në reagimet e tyre besimtarët e fyer mysliman.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.