RCCOLA

Serbët t’i ruajnë fyerjet, sulmet kundër Hagës, për rastin e lirimit të Haradinajt

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Nefail Maliqi- Ishte shuplakë gojës për Serbinë lirimi nga Haga i dy nacionalistëve kroat Gotovinës dhe Markaç të dënuar më parë me 24 dhe 18 vjet burgim, për Serbinë ka qenë një shuplakë goje për shkak se Serbia deklaron gjithnjë se ata paskan kryer krime ndaj popullsisë serbe.

Sot tërë ditën nuk kanë munguar deklaratat bashkë me fyerjet e sulmet kundër rolit të TPI-së në Ish-jugosllavi. Si ato se „TPI nuk ka kredibilitet“ apo „Vendime te Hagës politike“…Por, tash kur të lirohet Ramush Haradinaj, a thua çfarë do të shfryjnë serbët.

Prandaj, nuk është çudi që Serbia tash të lëshohet në ofensivë qoftë me propagandë apo presione me miqtë e tyre aleate e besnik (Rusia, Greqia e aty këtu ndonjë në perëndim..) të nisë me presion ndërkombëtar për të penguar lirimin e Ramush Haradinajt. “Imazhi dhe kredibilitetii i TPI-së mbrohet me rastin e Ramush Haradinajt, nëse ai lirohet dhe i kthehet familjes dhe Kosovës të cilët kanë nevojë sot më së shumti se kurrë..” ka deklaruar ditë më parë për “Presheva Jonë” dr.Guénaël Mettraux , eksperti zviceran i së drejtës penale ndërkombëtare në TPI duke shtuar se “nuk e besoj se TPI pranon të dënohet Haradinaj vetëm për të pasur Haga një shqiptarë apo për hatër të Serbisë?!

Një ditë pasi shefi i Interpol-it në një ceremoni jubilare në Sarajevë falënderoi vendet e rajonit dhe të BE-së për arrestimin e 161 kriminelëve që bënë krime dhe gjenocid kundër popullatës civile në ish-jugosllavi të kërkuar nga TPI, nga Haga u liruan dy nacionalist kroat Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç, çka ka gëzuar jo vetëm kroatët , edhe më gjerë..por jo edhe serbët e Beogradit.

Do theksuar se lirimi i Gotovinës dhe Markaç, të dënuar më parë me 24 dhe 18 vjet burgim, për Serbinë ka qenë një shuplakë goje për shkak se Serbia deklaron se ata paskan kryer krime ndaj popullsisë serbe.

KKVITI

Sipas Beogradit “Olluja”, apo “rrufeja”, ka qenë një plan ushtarak për vënien nën kontroll të territorit ku jetonin serbët në Kroaci, në gusht të vitit 1995, prej nga vlerësohet të jenë dëbuar rreth 220 mijë persona.

Më i „nxehtë“ në këtë drejtim ishte Rasim Lajiç, shef i Këshillit kombëtar për bashkëpunim me gjykatën e Hagës, ka bërë të ditur vendimin si nismë e kryeministrit Ivica Daçiq për bllokimin e marrëdhënieve me TPI-në.

Gjykata ka anuluar një konferencë të paraparë të organizojë në Serbi, ndërsa qeveria serbe ka vlerësuar se „vendimi i Hagës nuk ka dhënë drejtësi, por i ka shkaktuar edhe një herë dhimbje viktimave të operacionit “Rrufeja”. Lidhur me ketë edhe ish-presidenti Boris Tadiq është shprehur se, ky vendim është një goditje për Ballkanin. Edhe shumica e partive politike serbe e kanë cilësuar vendimin e gjykatës një “legjitimim të spastrimit etnik”.

Kur është fjala rreth raporteve Beograd-TPI, kryeprokurori i kësaj gjykate ndërkombëtare Bremetz edhe më herët i kishte “cakarratë” me autoritetet serbe, pikërisht me presidentin Nikolic duke i thënë atij që t’mos ja futin kot se serbët gjoja “nuk paskan bërë gjenocid” ?! Kryeprokurori i TPI-së sipas vizitës në Beograd nga Haga duke i konsideruar si deklarata të pamatura të Nikolicit, ai kërkoi që Nikolic t’i mbante fjalët kur të flasin herëve tjera për gjenocidin serb apo TPI-në.

Siç ja kanë nisur serbët kështu me fyerjet e sulmet kundër rolit të TPI-së në Ish-jugosllavi, sikur ato se „TPI nuk ka kredibilitet“ apo „Vendime te Hagës politike“…dikush do të thoshte se Beogradi duhet të kursehet nga këto fyerje e sharje, ato duhet t’i ruajnë kur të lirohet Ramush Haradinaj, ndryshe nuk kanë çka të fyejnë e shfryhen kundër Hagës.