Fundamenti

Serbët thërrisnin: Vrisni shqiptarët!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me dëshminë e dëshmitarit Mazllum Mehmeti ka vazhduar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës procesi gjyqësor ndaj Oliver Ivanoviqit, Dragolub Delibashiqit, Ilija e Nebojsha Vujaçiqit dhe Aleksandër Llazoviqit, të cilët aktakuza i ngarkon për krime lufte, të kryera në rrugën e “Kovaçëve” në Mitrovicë, në prill të vitit 1999 dhe për vrasje, tentimvrasje, keqtrajtim dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, të kryera në shkurtin e vitit 2000.

Dëshmitari Mehmeti tha se në natën e 3 shkurtit të vitit 2000 ndodhej në banesën e tij, në ndërtesën ku ndodhej edhe banesa e Nexhmedin Ajetit. Ai shtoi se në atë ndërtesë kishte 12 familje shqiptare dhe 12 familje serbe, por që atë natë kishin mbetur aty vetëm dy familje, e tij dhe ajo e Nexhmedin Ajetit.

Fundamenti

Duke folur për natën e 3 shkurtit, Mehmeti tha se meqenëse ndodheshin vetëm këto dy familje kishte shkuar në banesën e Nexhmedinit dhe kishte qëndruar deri në momentet kur ishin sulmuar nga grupe të serbëve.

“Kanë ardhur njerëz që flisnin në gjuhën serbe dhe më kanë thënë që të dalim nga banesa, por nuk kam pranuar të dal dhe ata pastaj kanë hedhur një bombë në banesën time, por fatbardhësisht nuk e ka lënduar asnjë anëtar të familjes”, tha dëshmitari, teksa ka shtuar se serbët edhe kishin shtënë me armë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.