ARKATANA

Serbët shfrytëzojnë marrëveshjen skandaloze për propagandën fyese kundër Kosovës

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Zyrtarët e lartë të Serbisë japin deklarata armiqësore, në dëm të shtetit tonë.

Hertica: Shkelësit e marrëveshjes duhet të dëbohen nga shteti

Marrëveshja skandaloze, 7-pikëshe, për vizitat zyrtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e arritur në Bruksel, nuk parasheh kurrfarë sanksione për palën, që bën shkelje gjatë vizitës.

Uji Dea

Analistët thonë se që nga 17 shkurti i vitit 2008, kur Kosova u bë e pavarur, asnjëri prej zyrtarëve të lartë serbë, që ka vizituar Kosovën, nuk i është përmbajtur qëllimit të deklaruar të vizitës, por kanë shfaqur gjuhën e urrejtjes përmes mesazheve të tyre politike

Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon të sillet si e nënshtruar ndaj vizitave të njëpasnjëshme të zyrtarëve të lartë të shtetit serb në territorin tonë, pa asnjë kufizim, pavarësisht se ata vazhdojnë të bëjnë propagandë të hapur armiqësore kundër shtetit të Kosovës. Edhe pas vizitës fyese ndaj shtetit të Kosovës me deklaratat e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, tani edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, vjen me të njëjtën gjuhë, sikur Kosova të ishte pjesë e Serbisë. Për analistin politik, prof. universitar Nexhmedin Spahiun, këto vizita do të kishin kuptimin e tyre normal, sikur Kosova të ishte shtet funksional, që kontrollon gjithë territorin e vet, të garantuar me Kushtetutë dhe të siguruar nga institucionet e saj kushtetuese, por derisa nuk është kjo gjendje e tillë, atëherë vizitat e tilla provokative janë një injorim i skajshëm i shtetësisë së Kosovës, që po tolerohen nga një Qeveri e papërgjegjshme. “Ne parim nuk ish dashur të na shqetësojnë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. Ajo çfarë duhet të jetë shqetësuese për kombin tonë është moskontrollimi dhe mosfunksionimi apo gjysmëfunksionimi i institucioneve të Kosovës në gjithë territorin e Kosovës. I vetmi institucion, që funksionon 100% në këtë drejtim, është Ministria e Arban Abrashit. Kjo jo për meritë të Arbanit apo zyrtarëve të tjerë, por sepse natyra e kësaj ministrie është të japë e jo të marrë. Natyrisht, përveç natyrës së institucioneve këtu luan rrol edhe aftësia e bartësve të institucioneve, dhe këtu nuk çalojnë të gjithë njësoj”, shprehet Spahiu. Ai tutje shton se e keqja është se as Parlamenti, e as opinioni publik nuk bënë presionin mbi këto institucione, apo nuk e krahason punën e tyre. “Kontrolli do të duhej të ishte në të gjitha nivelet, se kush ka më shume sukses apo dobësi në këtë drejtim, si: Policia e Kosovës, gjykatat, Miniera, Agjencia Pyjore e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Komisioni i Pavarur për Medie apo iks ministri të tjera…? “, u shpreh Spahiu për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.