Fundamenti

Serbët përfitojnë miliona euro shërbime, në kurriz të shqiptarëve

/ 11 minuta lexim
HW

Derisa institucionet shtetërore të vendit po heshtin, askush nga spektri politik në Kosovë nuk e di se deri kur qeveritë kosovare do të tolerojnë, që banorët serbë të veriut të mos paguajnë obligimet e tyre qytetare për shërbimet publike që i gëzojnë, qofshin ato për shpenzimet e ujit, rrymës dhe shërbimeve tjera. Të dhënat zyrtare të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës tregojnë se përveç 12 milionë euro borxh për ujë, banorët e komunave veriore të Kosovës, shpenzojnë rreth 8 milionë euro në vit fatura të energjisë elektrike, shifër kjo që nuk paguhet nga ta, por nga qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës. Si dihet tashmë mospagesa e shërbimeve publike në këtë pjesë të Kosovës po ndodh që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999, ku autoritetet kompetente e kishin të pamundur qasjen në veri të Kosovës.

Kompanitë publike nuk arrijnë të inkasojnë faturat

Derisa institucionet shtetërore të vendit po heshtin, askush nga spektri politik në Kosovë nuk e di se deri kur qeveritë kosovare do të tolerojnë, që banorët serbë të veriut të mos paguajnë obligimet e tyre qytetare për shërbimet publike që i gëzojnë, qofshin ato për shpenzimet e ujit, rrymës dhe shërbimeve tjera. Të dhënat zyrtare të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës tregojnë se përveç 12 milionë euro borxh për ujë, banorët e komunave veriore të Kosovës, shpenzojnë rreth 8 milionë euro në vit fatura të energjisë elektrike, shifër kjo që nuk paguhet nga ta, por nga qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës. Si dihet tashmë mospagesa e shërbimeve publike në këtë pjesë të Kosovës po ndodh që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999, ku autoritetet kompetente e kishin të pamundur qasjen në veri të Kosovës.

Nga shpjegimet e mëhershme, nga Qeveria e Kosovës ishte bërë me dije se kjo është një çështje politike, dhe se në disa raste, sipas tyre, ka intervenuar edhe Bashkimi Evropian që borxhi për pjesën veriore të Kosovës të mbulohet nga buxheti i shtetit. Veç saj analistët po ankohen se që e keqja të jetë edhe më e madhe, kësaj po i kontribuojnë edhe disa afaristë shqiptarë, të cilët si po flitet në opinion tashmë në lokalitetin serb në Kosovën qendrore në komunën e Graçanicës, kanë hapur disa firma të njohura të oligarkëve kosovarë, fabrika dhe punëtori me pajisje që shpenzojnë shumë energji elektrike ( sidomos në fushën e IT-së dhe jo vetëm), me të vetmin qëllim që mos të paguajnë energjinë elektrike. Si dihet botërisht, katër komunat në veri të Kosovës janë të banuara me shumicë serbe, të cilat ndër vite kanë funksionuar jashtë sistemit juridikkushtetues të Kosovës. Në shpjegimet e mëhershme, nga Qeveria e Kosovës ishte bërë me dije se kjo është një çështje politike, dhe se në disa raste, sipas tyre, ka intervenuar edhe Bashkimi Evropian që borxhi për pjesën veriore të Kosovës të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Faturat nuk mbërrijnë në veri

Se banorët e komunave veriore të Kosovës që nga paslufta nuk kanë paguar ujin dhe energjinë elektrike dhe obligimet e tjera shtetërore e thonë vetë zyrtarët e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, pastaj kompetentët nga ujësjellësit rajonal në Komunën e Mitrovicës, si edhe ish-deputetë të kësaj ane nga Komuna e Mitrovicës. Sipas tyre, mbi 12 milionë euro llogaritet vlera e faturave të ujit të shpenzuara, e të cilat nuk janë paguar nga banorët serbë të këtyre komunave që nga përfundimi i luftës. Si dihet, në Kosovë funksionin agjensioni kompetent i kësaj fushe që është Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, që është kompetent të sigurojë ofrimin e shërbimeve cilësore, të sigurta dhe më çmim të përballueshëm për gjithë banorët e Kosovës. Edhe zyrtarë të këtij autoriteti, thonë se banorët e pjesës veriore nuk paguajnë ujin e shpenzuar.

Zyrtarja për marrëdhënie më publikun në këtë autoritet, Lule Aliu, tha për “Kosova Sot” se vitin e kaluar mbi katër milionë metra kub ujë janë dërguar në atë pjesë, më një çmim prej 0.17 centë për metër kub. “Sa i përket faturimit, është kompania ajo që i bënë faturat, por nuk dërgohen në pjesën veriore. Do të thotë pjesa veriore nuk paguan ujin”, konfirmoi ajo.

Asnjë cent në ujësjellësin “Mitrovica”

Kryeshefi ekzekutiv në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, që gjendet në Shipol, Sami Miftari, tha për “Kosova Sot” se kjo është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit më ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës jugore dhe veriore, Vushtrrisë, Skënderajt dhe Zveçanit.

Ai tregon se rreth 40 për qind e ujit të përgjithshëm shpenzohet për pjesën veriore të Kosovës, por çmimi është pesë herë më i ulët sesa në rajonet e tjera. Për mospagesën e faturave të ujit të shpenzuar, Miftari thotë se një veprim i tillë e ka vështirësuar gjendjen financiare të kompanisë, duke rrezikuar edhe sigurimin e pagave të punëtorëve.

Uji Dea

Ai sqaron se kohë pas kohe, Qeveria e Kosovës ka ndihmuar subvencionimin e ujit që distribuojmë për veri, mirëpo në këtë vit nuk ka shprehur interesim. “Por, deri më tani asnjë cent nuk është derdhur në llogarinë e ujësjellësit”, tha Miftari. Sipas tij, vitin e kaluar ka qenë i detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm në atë pjesë, por në raste të tilla, ka ndërhynë bashkësia ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës. “Vjet kësaj pjese ua kemi ndërprerë furnizimin më ujë gjashtë herë, por përfaqësuesit e pjesës veriore kanë thirrur në Beograd ose në Bruksel. Më pas, Brukseli ka thirrur Prishtinën dhe në këtë mënyrë është alarmuar situata dhe Qeveria e Kosovës, herë pas herë ka paguar një pjesë të mjeteve”, vlerësoi ai.

Faturimi i padrejtë, ankohet AKB-ja

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, tha për “Kosova Sot” se është për keqardhje që mospagesa e shërbimeve publike në këtë pjesë të Kosovës, ndodh që nga përfundimi i luftës. “Nga të dhënat tona që i kemi marrë nga institucionet e shtetit në këto pjesë të vendit, por edhe nga bashkëpunëtorët e AKB-së në terren kemi mësuar se banorët serbë të komunave veriore të Kosovës veç 12 milionë euro borxh për ujin, ato shpenzojnë edhe rreth 8 milionë euro në vit fatura të energjisë elektrike, shifër kjo që nuk paguhet nga ta, por ka dyshime të mëdha se kjo po u faturohet qytetarëve të pjesëve të tjera të Kosovës”, theksoi Shahini. Ai këtë veprim të autoriteteve të Kosovës, e ka cilësuar jo vetëm si shkelje të drejtave të njeriut, por edhe si mënyrë joligjore të inkasimit të mjeteve. “Procedimin e borxheve të qytetarëve serbë nga veriu i Kosovës tek buxheti apo pjesa tjetër e banorëve, është adresuar si problematikë edhe nga Avokati i Popullit”, ka thënë ai. Sipas Shahinit, këta miliona euro të borxheve të serbëve në Veriun e Kosovës duhet që të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Autoritetet kosovare, përgjegjëse për privilegjimin e pakicës

Ramadan Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, për gazetën “Kosova Sot” tha se me këto masa indolente e me këtë indiferentizëm të të gjitha Qeverive të Kosovës dhe me këto privilegje që i kanë bërë të gjitha qeveritë ndaj serbëve të Veriut të Kosovës, shteti ynë nuk ka qenë i barabartë për të gjithë qytetarët. “Ndonëse janë pakicë në Kosovë, serbët që nga paslufta e deri më sot kanë qenë dhe vazhdojnë që të jenë super të privilegjuar dhe kjo është një e vërtetë e madhe, që nuk mund që ta mohojë askush”, ka theksuar ai. “Pushtetarët tanë deri më tash kanë dëshmuar një paaftësi të qeverisjes me atë pjesë të vendit, duke mos pasur dijeni në përdorimin e mekanizmave të shtetit, pra të policisë dhe forcave të rendit në mënyrë që edhe atje të funksionojnë rendi e ligji njësoj si në tërë territorin e Kosovës, pra që të jetë njësoj, si në jug ashtu edh në veri të vendit”, u shpreh ai. Sipas Malokut, fajtore për këtë gjendje dhe këtë rebelim të serbëve të veriut janë edhe ndërkombëtarët, por shumica e përgjegjësisë bie mbi autoritetet e Kosovës.

Shqiptarët gjithnjë të diskriminuar

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha për “Kosova Sot” se dihet që Serbia dhe serbët as para luftës 1999 nuk kanë paguar aq shumë rrymë, ujë apo tatim, por e kanë paguar shqiptarët edhe për ta. “Nëse është dashur që të paguhet rryma me valutë të atëhershme serbe prej 50 dinarësh, neve si shqiptarë kemi qenë të detyruar që t’i paguajmë edhe 20 dinarë të tjerë më shumë, gjoja se kjo shumë e parave është duke u paguar për TVSH-në, por në fakt ato 20 dinarë shtesë kanë shkuar në një emër të ndonjë familjari serb”, potencoi ai. “Që nga viti 1999, e dimë shumë qartë, që serbët nuk kanë paguar asgjë, jo vetëm ujë, por as energjinë elektrike, as tatimin në pronë, as shërbimet e mirëmbajtjes dhe mbeturinat”, potencoi Grapci. Ai është i mendimit që si shtet kemi dështuar sa i përket qasjes së ligjit 100 për qind në të gjithë territorin e Kosovës, e në veçanti në ato komuna me shumicë serbe në veri të vendit. “Prandaj, derisa nuk shtrihet ligji tek të gjithë dhe përderisa Beogradi zyrtar po komandon në Kosovë ata serb në atë pjesë të vendit, edhe për 20 vite të tjera nuk do të paguajnë rrymën ujin e asgjë tjetër”, vijoi më tej ai.

Komunitetet e tjera kërkojnë trajtim të barabartë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, për gazetën “Kosova Sot” tha se të gjitha qeveritë e deritashme, por edhe institucionet ndërkombëtare deri më tani kanë privilegjuar vetëm komunitetin serb, duke menduar se më lehtë do ta integrojnë në shoqërinë kosovare. “Integrimi i komunitetit serb në Kosovë i ka kushtuar shumë buxhetit të Kosovës përveç borxheve për shërbime siç është pagesa e tatimit në pronë, shpenzimet e rrymës, ujit ata janë privilegjuar edhe në punësime, siç është rasti inkuadrimi i tyre nga strukturat paralele në Policinë e Kosovës dhe në institucionet e tjera, pra qeveritë njëra pas tjetrës po e shpenzojnë paranë e taksapaguesve shqiptarë, egjiptas, boshnjakë dhe komuniteteve të tjera të integruar në shoqërinë kosovare e anën tjetër nuk po e pranojnë shtetin e Kosovës, dhe kjo është një padrejtësi shumë e madhe, që po u bëhet qytetarëve shumicë të Kosovës, por edhe minoriteteve të tjera që janë pjesë e shoqërisë kosovare”, u shpreh ai. “Qeveria e ardhshme duhet që këtë traditë të vazhdimit të privilegjeve ta ndërpresë menjëherë, sepse duke i rritur privilegjet ndaj komunitetit serb është duke u hyrë në hak qytetarëve të tjerë të Kosovës, që mezi po arrijnë që të mbijetojnë në Kosovë”, vlerëson analisti Neziraj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.