RCCOLA

Serbët nuk e lëshojnë Brezovicën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Katër konzorciume janë parakualifikuar për projektin Zhvillimor të Brezovicës. Pjesë e këtyre konzorciumeve të parakualifikuara është edhe konsorciumi “MK – Group”, nga Serbia i cili ka arritur që të futet në rrethin e ngushtë për të fituar kontratën për ndërtimin e Resorsit të ri në Brezovicë.

Miodrag Kostiq është një prej biznesmenëve më të fuqishëm në Serbi i cili ka shprehur interesim për të marrë në shfrytëzim pronën shtetërore, në Kosovë.

Eco Higjiena

MK Group, pronë e magnatit serb Kostiq, është parakualifikuar të hënën 24 mars 2014 në mesin e katër ofertuesve të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në projektin e Qeverisë së Kosovës për Brezovicën e re…(Zëri)