FITORJA

Serbët nuk besojnë se FIFA e ka përnjëmend

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Beograd – Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Zoran Lakoviq, ka deklaruar të premten se nuk ka vend për shqetësim, kur bëhet fjalë për t’i lejuar Përfaqësueses së Kosovës të zhvillojë miqësore ndërkombëtare.

Sipas tij, Federata e Serbisë është në njohuri të situatës dhe se vazhdimisht është në kontakte me krerët e FIFA-s, Sepp Blatter, dhe të UEFA-s, Michel Platini.

Reagimi i tij vjen pasi zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës janë pritur nga Blatteri të mërkurën në Zuerich, e ku janë diskutuar modalitetet për jetësimin e vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, të marrë më 22 maj, për lejim të zhvillimit të miqësoreve nga Kosova.

Lakoviq ngul këmbë se vendimi i FIFA-s është “ngrirë” në afat të pacaktuar, ndonëse vetë FIFA dhe kreu i saj kanë deklaruar ndryshe.

GRANDEMALL

“Jemi në njohuri të situatës dhe në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n dhe FIFA-n. Kemi folur me Platinin dhe Blatterin dhe vendimi është ‘ngrirë’ në afat të pacaktuar, kurse bisedat do të vazhdojnë në fund të shtatorit”, ka thënë Lakoviq për mediet serbe të premten.

Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, të enjten, tha se ka marrë garanci nga Blatteri se vendimi nuk do të kthehet prapa dhe se modalitetet do të bëhen të ditura në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, më 27 e 28 shtator, gjë e cila u konfirmua edhe nga FIFA përmes një njoftimi, por mendojnë ndryshe.

“Nuk dua t’i komentoj deklaratat e kreut të FFK-së, (Vokrrit v.j.), pasi ato në të shumtën e rasteve kanë dalë si joserioze”, ka shtuar Lakoviq, shkruan sot “Koha Ditore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.