Fundamenti

Serbët në “luftë” për “Trepçën”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, nëpërmjet një njoftimi, ka sqaruar se në listën e kreditorëve të jashtëm të “Trepçës” ndodhen edhe kompanitë “Mytilineos Holdig S.A” nga Greqia, dy kompani bullgare, “Tera 90” dhe “Sindo”, si dhe një kompani franceze “SCMM”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, zyrtarë shtetërorë të Serbisë, si dhe përfaqësues të serbëve në institucionet e Kosovës, kanë vazhduar lobimin e tyre në përpjekje për ta zhvlerësuar Ligjin për “Trepçën”, e madje edhe të “krijojnë” kompani serbe dhe të huaja, të cilat kinse kanë investuar në “Trepçë” dhe të cilat tani ndodhen në listën e kreditorëve të “Trepçës”.

Mobi Casa

Sipas menaxhmentit të “Trepçës”, i cili ka dalë me një njoftim të ri, borxhet e regjistruara të “Trepçës” ndaj kompanive serbe, bankave dhe kompanive të tjera kapin shumën prej 350 milionë euro. Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, nëpërmjet një njoftimi, ka sqaruar se në listën e kreditorëve të jashtëm të “Trepçës” ndodhen edhe kompanitë “Mytilineos Holdig S.A” nga Greqia, dy kompani bullgare, “Tera 90” dhe “Sindo”, si dhe një kompani franceze “SCMM”. Sipas këtij njoftimi, kreditorët më të mëdhenj të “Trepçës” nga Serbia janë “Elektroprivreda Serbije”, “Jugobanka A.D. Beograd” në likuidim, “Jugobanka A.D. “ Mitrovicë e veriut, “Banka Popullore e Serbisë”, “Hekurudhat e Serbisë”, “Beo Banka” në likuidim Beogad, “Industria e Naftës së Serbisë” dhe “DDOR Novi Sad”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.